Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Basha: Sa më shumë testime! Si mund të izolojmë pa testuar?

Basha: Sa më shumë testime! Si mund të izolojmë pa testuar?

22:36, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin "Opinion" kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë apelin e tij për sa më shumë testime si mënyra më e mirë për të penguar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit në vend.

"Ne duhet të kemi informacion sa më të saktë për gjendjen. Në qoftë se nuk testojmë, në qoftë se nuk njohim gjendjen e vërtetë të infeksionit, në qoftë se testimet tona vazhdojnë të mbeten më të ulëtat ose nga më të ulëtat në Europë, atëherë kuptohet që përmasat e infeksionit që ne dimë janë më të vogla se sa ato realet. Që do të thotë se ne nuk jemi në gjendje të bëjmë atë që thotë profesor Schtrept që sapo cituat aty, zinxhiri i infeksionit mund të ndërpritet vetëm duke testuar e duke izoluar. Si mund të izolojmë pa testuar?! Në qoftë se ne nuk arrijmë të testojmë dhe të evidentojmë personat që janë bartës apo të infektuar do të zgjatet karantina, do të zgjaten efektet ekonomike, do të shtohet kostoja e jetëve të humbura, personave të shtruar, shëndetësisë e cila do të bjerë në kolaps total. Pra i gjithë izolimi i qytetarëve, gjithë distancimi social, merr kuptim vetëm në qoftë se kjo kohë përdoret për të testuar sa më shumë, duke nisur me ata më të ekspozuarit, me mjekët, me personat që janë në shërbim, me Policinë e Shtetit, me pjesën tjetër të administratës që është në shërbim", tha Basha.

Pyetje: Pra ju po thoni testim masiv në formën e tapetit, nuk e bën dot asnjë shtet zoti Basha? 

Lulzim Basha: Jo nuk po them këtë. Nuk e kam thënë asnjëherë.

Pyetje: Po çfarë? 

Lulzim Basha: Po them që Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se sa Maqedonia e Veriut popullsia e të cilës është shumë më e vogël se sa e Shqipërisë dhe po të shikoni shifrat janë shumë dëshpëruese. Në Maqedoni ka 5500 testime, në Shqipëri ka 2571 testime. Ndërkohë që situata në Maqedoni ka filluar të përcipitojë pas Shqipërisë që do të thotë që ne jemi dy herë më mbrapa me testime.

Pyetje: Kryeministri thotë se soecialistë kanë kërkuar kaq testime

Lulzim Basha: Tentativa për të shndërruar në debat politik asaj të cilës nuk i përgjigjesh dot është diçka të cilën unë e kam refuzuar dhe vazhdoj ta refuzoj sepse bëhet fjalë për jetën e shqiptarëve dhe sa kohë që bëhet fjalë për jetë njerëzish kam refuzuar dhe do të refuzoj të bëj debat apo t’u përgjigjem retorikave politike dhe e keni parë që e kam bërë këtë. Unë prapë nuk lodhem t’i them kryeministrit mos të harxhojë më kohë me debat politik as me retorika e as me sulme. Është fare e qartë: Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve, ndër më të ulëtit në Europë. Sapo ju lexova shifrat e Maqedonisë dhe kjo është e pafalshme.

Shqipëria deri tani, zyrtarisht ka 377 raste të infektuarisht me Koronavirus dhe 22 viktima. Një ndër zonat më të nxehta për momentin është Shkodra, me rastet që rriten dita-ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco