'Fermeri më i godituri'/ Panariti: Paratë në këtë krizë të shkojnë për atë që prodhon dhe jeton me prodhimin

'Fermeri më i godituri'/ Panariti: Paratë në këtë krizë të shkojnë për atë që prodhon dhe jeton me prodhimin

21:54, 06/04/2020

Fermeri është më i godituri nga masat e qeverisë anti-Koronavirus.

Kështu shprehet ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, kërkon më shumë vëmendje dhe ndihma për fermerët shqiptarë.

Duke marrë shembuj nga vende të tjera, Panariti shprehet se, "paratë në këtë krizë të shkojnë, kryesisht për atë që prodhon dhe që jeton me prodhimin".

Postimi i plotë:

Kriza e pandemisë në Bujqësi "luftohet" me masa të jashtëzakonshme! Si në kohë lufte!

Në qendër të këtyre masave është fermeri sepse ai është më i godituri!

Nuk është koha për politizim, por për veprim!

Veprim, edhe jashtë procedurave dhe protokolleve për injektimin e fondeve !

Sepse nuk jemi në situatë normale thonë ministrat e bujqësisë të BE.

Sepse duhet që mbështetja të jetë sa më direkte dhe kapilare për fermerin.

Pra thënë ndryshe, paratë në këtë krizë të shkojnë, kryesisht për atë që prodhon dhe që jeton me prodhimin .
Këtë e thotë Komisioneri për Bujqësinë i Evropës Wojchiechowski të cilin po e citoj :

"Fleksibiliteti në përdorimin e fondeve të BE, është plotësisht i mundur edhe brënda rregulloreve aktuale. Prandaj Komisioni ka vënë në lëvizje një proces të përshpejtuar për tu mundesuar administratave kombëtare që ta përshtatin financimin e bujqësisë sipas situatës".

Ministrja italiane e Bujqësisë ishte edhe më e drejtpërdrejtë. Ajo tha: Të zbatojmë një program ndihme të jashtëzakonshëme me burime të jashtëzakonshme edhe përtej politikave bujqësore evropiane.

Ekzekutivi i BE u vu në lëvizje dhe miratoi një akt normativ provizor sipas të cilit masa e financimit mund të shkojë deri në 120 mijë euro për fermë. Po ekzekutivi ynë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco