Koronavirusi/ Vdekshmëria në Itali, midis të dukshmes dhe realitetit

Koronavirusi/ Vdekshmëria në Itali, midis të dukshmes dhe realitetit

20:23, 06/04/2020

Analizë e think tanker italian ISPI, 27 mars 2020

Shkalla e vdekshmërisë së COVID-19 në Itali (9.9% nga 24 Mars 2020) është një shifër shumë e diskutuar. Nëse krahasohet me vendet kryesore të botës, vdekshmëria e virusit në Itali është qartë më e larta. Por përdorimi i këtyre të dhënave do të ishte një gabim. Në fakt, ajo thotë pothuajse asgjë në lidhje me nivelin e vërtetë të vdekshmërisë nga  virusit, i cili sipas studimeve të fundit vlerësojnë në 0.7% për Kinën, ndërsa ISPI vlerëson në 1.14% për Italinë.

Dallimi midis kësaj të dhëne realiste dhe asaj "jashtë shkallës" i atribuohet numrit të personave që janë infektuar, por që nuk iu është bërë tamponit për të kontrolluar nëse janë apo jo pozitiv. ISPI vlerëson se njerëzit aktualisht pozitivë në Itali janë në rendin e 530,000, krahasuar me rreth 55,000 "raste aktive" zyrtar (të 24 Marsit 2020).

Të dhënat mbi vdekshmërinë e dukshme (raporti midis numrit zyrtar i personave dhe  janë pra një tregues jo i besueshëm dhe asgjë nuk sugjeron që letaliteti i besueshëm italian është kaq i ndryshëm nga shifrat e pritura. Nga ana tjetër, krahasimi i vdekshmërisë së dukshme me letalitetin e besueshëm na lejon të gjurmojmë më mirë kurbën e infeksionit në Itali, duke ndjekur trendin e epidemisë në një mënyrë më realiste.

Përgjatë javëve të para, të përhapjes së pandehmisë së COVID-19 u evidentua se shkalla e vdekshmërisë në Itali ishte realtivisht e lartë  rreth 10% krahasuar kjo me vendet e tjera të Europës por dhe me vetë Kinën 4%. Ndërkohë Gjermania përgjatë javëve të para kishte një vdekshmëri në nivelin 0.5%. (Për më tepër shig Fig 1 në tekst). Hipotezat e para kërkuan ta shpjegonin këtë dukurui italiane për një mutuacion i mundshëm i virusit që prej shfaqjes së tij të parë në Kinë, ose disa e argumentonin mbi faktorë psikologjikë ose ato mbi menaxhimin e sistemit mjekësor italian.

Studimi bën një krahasim midis konceptit të letalitet (letalita, ita) dhe vdekshmërisë (mortalita, ita), ku letaliteti ndaj koronavirusit është pjestimi I numrit të vdekjeve zyrtare me numrin e të infektuarve total, ndërsa vdekshmëria nga koronavirusi është pjestimi  midis numrit të vedekjeve në raport me popullsinë. 

Ndërkohë studimi thellohet në analizë ndaj dualitetit që lind nga përllogaritja e të dhënave midis dy koncepteve nivelit të letalitetit të dukshëm (Case Fetality Rate CFR) dfhe nivelit të letalitetit të mundshëm (Infection Fatality Rate IFR) Gjatë një epidemie, mënyra e vetme që duhet të kuptojmë se kush është i infektuar është t’i nënshtrohet një testi është e natyrshme që nuk mund të testohet e gjithë popullata e infektuar. Ekzistojnë të paktën dy arsye pse kjo nuk ndodh. Para së gjithash, mund të ketë një pjesë asimptomatike ose pjesërisht asimtomptomatikë të popullatës: në këtë rast nuk kërkon të nënshtrohet testeve sepse nuk e kupton se është i sëmurë ose nuk supozon se ka kontraktuar vetë COVID-19. Së dyti, në periudha të zgjerimit të epidemisë, numri i rasteve rritet aq shpejt, sa mund të jetë e pamundur të bëhen tampone edhe nëngrupet e personave që janë simptomatikë të cilët duan të bëjnë testin: duke u sjellur kësisoj sipas mundësive duke I kufizuar testet gjithnjë e më shumë për ato raste kritike. 

Figura 2 në tekst shpjegon se si reflektohet ne numrin total e të infektuarve potencialë dhe atyre që u është ofruar testi nga tamponi si dhe letalitetit I dukshëm dhe atij të mundshëm. Për këtë qëllim analiza shpjegon se duke marrë për bazë letalitetin e dukshëm, vihet re se të dhënat në ditët e para (shiko figurën 3 në tekst) ishin të paqartë, duke nisur me 3%(25 shkurt), më pas me 2% (1 mars) dhe në ditët në vijim duke u rritur gati 5 herë në 10%(24 mars). 

Ky ndryshim tendence sipas studimit shpjegohet nga fakti se Italia në javët e mëpasshme ndryshoi edhe metodologjinë e depistimit sipas udhëzimeve të OBSH. Një shpjegim të dytë të rritjes eksponenciale të rastit italian është edhe fakti se shumëfishimi i testeve u bë edhe për të gjithë pesonat asimptomatikë dhe pjesërisht asimptomat të cilët ë rritën në ëmnyrë eksponenciale numrin nominal e rasteve me COVID-19. 

Studimi vijon me krahasimin midis rasteve të konfirmuar në rajone të ndryshme të Italisë dhe nivelit të letalitetit. Kësisoj nëse në një Rajon kryen pak teste, duke iu nënshtruar tamponit vetëm njerëzve simptomatikë apo edhe atyre në gjëndje të rënduar, është e arsyeshme të pritet që për secilën tampon të bërë do të shfaqen shumë raste pozitive. (fig.6 në tekst)

Anasjelltas, nëse një Rajon zhvillon tamponim një pjesë më të madhe të personave mundësisht të infektuar, duke ndjekur njerëz asimptomatikë ose pjesërisht asimptomatikë, duhet të presim të ketë një përqindje rastesh pozitive për tampon, relativisht më të ulët: me fjalë të tjera, asimptomatikët janë më të vështira për tu gjetur. Kështu që në fakt ndodh: Venetoja, me politikat e saj të testimeve masive përfaqëson një raport pozitivësh për tampon në masën 10%, ndërsa e kundra ndodh në Lombardi ku kanë vlera në masën 40%. Siç shihet nga grafiku, ekziston një marrëdhënie e ngushtë midis politikave të testimeve dhe letalitetit të dukshëm: ata që bëjnë më shumë teste (në të majtë në grafik, fig 6 në studim) do të gjejnë njerëz më pak persona në gjendje të rëndë në popullatë, dhe për këtë arsye letaliteti i tyre i dukshëm do të jetë më i ulët. Ata që bëjnë më pak teste (në të djathtë të figurës 6 në studim) do të raportojnë më shumë rastë në gjendje të rëndë dhe për rrjedhojë, vdekshmëria e tyre e dukshme do të jetë më e lartë.

Sipas studimit, kërkime të ngjashme kanë evidentuar se letaliteti (vdekshmëria) I mundshëm nga COVID-19 do të jetë 0.66% (Verity et.al 2020) dhe në Britani të Madhe në masën 0.9% (Ferguson et.al 2020) (Figura 7 në tekst). 

Në këtë kontekst studimi përllogarit se numri  I të infektuarëve potencialisht në Italia variaon nga 350 mijë raste deri në 1.2 milion raste me një mesatare prej 540 mijë raste, deri më datën 24 Mars ku numri zyrtar I rasteve pas tamponit ishte rreth 54 mijë.  (Figura 9 në tekst)

Disa përfundime paraprake për Shqipërinë

Sot Kryemnistri Edi Rama deklaronte se nëse vendi nuk do të kishte marrë masat e deritanishme skenari I Shqipërisë në kuadër të përhapjes së koronavirusit do të ishte edhe më I rëndë. Për këtë qëllim ai ilustroi me një grafik skenari hipotetik në të cilin pretendonte se mund te ishin infektuar 3008 qytetarë dhe do të kishim 286 vdekje, ndërkohë sipas të dhënave zyrtare deri sot janëe 377 të infektuar dhe 22 të vdekur. Respektivisht sipas kësaj analize do të kishimnjë nivel vdekshmëri të dukshme  9.51% dhe 5.84%. 

Duke vlerësuar këtë studim nga ISPI dhe në bazë të evidencave në terren na tregon se politika e depistimit në masë është një strategji më efikase.

Përllogaritja e skenarit më të rrezikshëm nga KM ëshë jo I besueshëm krahasuar me studimet shkencore dhe në krahasim me atë zyrtar të prezantuar nga të dhënat zyrtare.

Burimi: https://www.ispionline.it/it/pubblicazione/coronavirus-la-letalita-italia-tra-apparenza-e-realta-25563

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco