Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vasili, Ramës: Si kofini pas të vjelës, pse refuzove mjekun e familjes të kërkuar nga ne?

Vasili, Ramës: Si kofini pas të vjelës, pse refuzove mjekun e familjes të kërkuar nga ne?

18:32, 06/04/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsideruar si të vonuar përfshirjen nga qeveria të mjekëve të familjes në luftën kundër COVID.

Ndërkohë që i ka shtruar edhe disa pyetje kryeministrit Rama, midis të cilave, përse qeveria refuzoi dhunshëm testimin dhe përfshirjen e mjekut të familjes të kërkuar me insistim nga ne?

'Pse qeveria refuzoi dhunshëm testimin dhe përfshirjen e mjekut të familjes të kërkuar me insistim nga ne??
Pse humbën me vetëdije kohë kaq të çmuar në kulmin e pandemisë?

Të pranojnë që vepruan marrëzisht dhe të marrin përgjegjësitë, që u rëndojnë përpara shqiptarëve.
Të përfshish sot mjekun e familjes dhe të porosisësh sot 30 mijë teste është si kofini pas të vjelit.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco