Rama: Masat që do lehtësohen, por burg për shkelësit e tyre

Rama: Masat që do lehtësohen, por burg për shkelësit e tyre

14:04, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja në luftën kundër koronavirusit

“Ne po përgatisim disa masa lehtësuese, të cilat do të jenë me pikatore. Por më parë ne duhet të shtrëngojmë ndëshkimet, në mënyrë që çdokush që thyen rregullin të ndëshkohet shumë fort.

Masat lehtësuese kanë të bëjmë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e bizneseve të lejuara. Por marrja e personave të tjerë do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit. Me sekuestrimin e automjetit dhe burg. Marrja e një pensionisti në automjet do të ndëshkohet me heqjes të lejes së drejtimit, bllokim të automjetit dhe heqje lirie.

Do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë pazar, ta çojmë në 90 minuta. Kemi parë fenomenin e neveritshëm të hapjes së lokaleve nëpër lagje, kemi vënë gjoba, kemi mbyllur aktivitetin, por sërish kemi pasur shumë pak raste, por janë mjaftueshëm për të na bërë dëm shumë të madh. Kush e hap aktivitetin, do të dënohet me burg dhe do t’i bllokohet i gjithë aktiviteti”.  

“Apel banorëve të Shkodrës. Respektoni rregullat sepse shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Shkodrën. Për fat të keq ende nuk e kemi pasur angazhimin nga strukturat e pushtetit vendor, por kjo do të zgjidhet. Në fund të ditës është disiplina e hekurt e masave nga vetë banorët. Do të bëjmë gjithçka për të këputur zinxhirin e infeksionit. Situata është shumë delikate.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është fakti që kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe inkurajuar, një rezultat pozitiv. Me projeksionin tonë mesatar do të ishim rreth 600 të infektuar. Nëse ne nuk do të kishim marrë masa, por do të kishim 286 të vdekur, Me projeksionin tonë mesatar përllogaritja ishte 45 të vdekur. Ajo që është matja më adekuate është me 1 milionë banorë.

Nëse do të ecim kështu, ne bëjmë historinë dhe e fitojmë luftën. Kjo, fal jush”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer06/04/2020 17:37

E lini ne qejfin e vet,me duket se po i vjen lezeti. Po nxjerr nga burgu kriminelet qe te hapi vend per hallexhinjte qe thyejne urdhrat e tij qe nderrojne cdo 6 ore

Shqiptari06/04/2020 17:11

Keshtu si po vete mos u habisni qe dhe burgun do i ve njerzit ta paguajne nga xhepi jo hotelin Shtet inovativ me udheheqes shpirteror te derguar nga perendia Virusi mbase erdhi qe te na ndeshkoi per sistemin shendetsor e lene pas dore nga vete keta dhe te marre te mireqene. Se te gjithe udheheqesit rendnin pas aferave dhe se kush e ka shkopin me te gjate. Dhe zgjodhi kete tonin si te derguarin e vet dhe ne si kavje per tu bere shembull. Administrator fiskal i nje shteti qe paguan nga xhepi yne 1 mil. $ per qen emergjece si termeti p.sh. dhe ska qen. Dhe shtetasit te vet i thote nuk eshte gje te rrish 3 dite pa buke e te paguash nga xhepi hotelin e karantines se ska buxheti leke. Lere statistikat qe dalin si rruga e qafe thanes se teste nuk behen dhe asgje nuk eshte reale. Prandaj karantina eshte pa afat presim pergjigje vetem nga zoti o te na marre e te na shpetoi o ti thote te derguarit te vet qe pandemia mbaroi bashke me eksperimentin. Kete ka kuptuar BABAI YNE Ky eshte regjim qe nga momenti qe per gjene me vogel futesh ne burg dhe kriminelet e vertete ata qe shkaterrojne e fusin nje popull ne zi urie jetojne ne luks dhe te mbrojtur si thesar kombetar

Miri06/04/2020 15:05

Ue ue ue çfare fatkeqsie per ne qe kemi ket lloj mostre per KryeM.t Po kta kane vjell me miliarda e ska hy asnje ne burg. Te vjellesh me letra fallco 20 milion euro per rrugen te unaza re nuk futesh ne burg, (ska prb fare) te kapesh jashte orarit te levizjes eshte prb i mad shume e kerrcet burgu. Ku ja mban shpirti gjithe kto poshtersira qe ben!? Si ka mundesi mer qe Lul Basha nuk largon dot ket ordiner e te pashpirt si ky KryeM.t me gjithe ato poshtersina qe i kane dale sheshit!???

kadri hasbiu06/04/2020 14:36

po si ka mundesi qe nje barbon si ky te ket ne dor nje popull ky palo moster knaqet me kto fatkeqesi sepse keshtu rruba ne te gjith drejtimet

Osumi06/04/2020 14:17

O Edvin ti je K...fare si babai yt shpirteror. Nje cope injoranti si ti del me i zgjuar se bota. Kesaj pune nuk po i jep dot karar SHBA dhe GJERMANIA qe kane majen e shkences ne shendetesi jo ti injorant qe e e ke katandisur shendetesine me keq se ati yt shpirteror.

Shto koment

Denonco