Rama për emigrantët: Karantinohuni në hotele me shpenzimet tuaja

Rama për emigrantët: Karantinohuni në hotele me shpenzimet tuaja

13:53, 06/04/2020

Kryeministri Rama njoftoi sot se në 24 orët e ardhshme do të hapë kufijtë për shtetasit shqiptarë jo-rezident që janë bllokuar në vendet e tjera si pasojë e koronavirusit.

Secili prej tyre, pas kalimit të kufirit do të duhet të karantinohet për 14 ditë në hotele me shpenzimet e veta.

Në një komunikim përmes faqes së tij në Faceboook, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të lejohen të hyjnë ata që vijnë në rrugë tokësore dhe që janë rezidentë në vende të tjera. Ndërkohë, vijoi kreu i qeverisë, për ata që kanë probleme të tjera, para se të takohen me familjarët e tyre, do të karantinohen për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e tyre.

"Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të hyjmë në proces të ndërmjetëm, dhe kushdo qe do të vije në kufi me dokumente rezidente në vende të tjera, nuk do lejohet të hyjë. Kush vjen me pretendime të tjera, do të karantinohen në hotele, në dhomë mbyllur me shpenzimet e veta.

Është e vetmja mënyrë për të mbrojtur popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa dhe mund të mundësojmë hyrjen për ata që janë vërtet me një arsye. Ardhja nga rezidentët është e papranueshme. Është papërgjegjshmëri. Sidoqoftë brenda 24 orësh do të bëhet publike si do të veprohet dhe cilat do të jenë mekanizmat se si do të veprohet në kufi. Po para cdo kontakti me familjen, do të respektohet 14 ditë karantinë, i ruajtur nga policia", u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/04/2020 15:16

A KANE SHTET SHQIPTARET???!!!! A KANE QEVERI SHQIPTARET???!!!! KRIMINELI NUK KA FYTYRE TJETER! QEVERIA E KOSOVES I BERI TESTIN PER COVID-19 CDO TE KTHYERI NGA JASHTE DHE I IZOLOI PER 14 DITE NE GODINAT E QYTETIT STUDENTI! NUK I LA RRUGEVE, JASHTE NE SHI, NE BORE E NE TE FTOHTE! PSE DUHET TE RRIJNE JASHTE NJEREZIT NE KUFI? ATA DUHET TE TESTOHEN DHE TE TRANSPORTOHEN OSE NE SHTEPITE E TYRE NESE DALIN NEGATIV OSE DIKU TE KARANTINOHEN NESE DALIN POZITIV! KJO SHFAQJE E TURPSHME, KJO SJELLJE E SHPIFUR TREGON FYTYREN E VERTETE TE SATRAPIT TE SURRELIT. KY ESHTE FYTYRA ME E SHPIFUR, ME E URRYER DHE ME E PESHTIRE QE KA KRIJUAR PERENDIA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET PAS ENVER HOXHES DHE FATOS NANOS QE E SOLLI PLEHREN NGA GJIRIZET E PARIST! KRYEMINISTER I BABEZISE EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE! KRYEMINISTRI I FATKEQESISE KOMBETARE! KY DJALL MEZI PO I PRISTE KETO FATKEQESITE NATYRORE LOKALE DHE GLOBALE! PASKA QENE I BEKUAR NGA DJAJTE! SAPO ISHTE DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI DJAJTE I DERGUAN PER NDIHME TERMETIN!!!! SHPETOI SATRAPI I SURRELIT! E TERHOQI VEMENDJEN DREJT FATKEQESISE DHE FATKEQEVE QE EDHE SOT DHE KESAJ DITE JANE NE QIELL TE HAPUR, PA ASNJE NDIHME NGA QEVERIA E DJALLIT DHE NE MESHIRE TE FATIT! SAPO ISHTE PERSERI DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI, DJAJTE I DERGUAN COVID-19, POR KETE RADHE ISHTE PANDEMI NE SHKALLE GLOBALE! KJO E HOQI PERFUNDIMISHT VEMENDJEN NGA SKANDALET E VENDIT! TANI DJALLI PO HIQET SI HEROI DHE SHPETIMTARI I KOMBIT DHE I EVROPES ME MASAT E IZOLIMIT DHE BLLOKIMIT DRASTIK TOTAL TE JETES SE VENDIT, TE EKONOMISE DHE POLITIKES! KY DJALL ESHTE ME I RREZIKSHEM SE COVID-19!!! POR NUK KA PER TE SHPETUAR DOT! KJO SITUATE DO KALOJE DHE KY BASHKE ME BANDEN RILINDJA DO TE MBYLLEN PERJETESISHT NE BURG PER ZULLUMET NDAJ POPULLIT! KY ESHTE KRIM KUNDER NJEREZIMIT! BANDA E HAJDUTEVE QE VJEDH EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE!!! POR KY DJALL NUK ESHTE KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE, KY ESHTE KRYEMINISTRI I BANDAVE HAJDUTE DHE I KRIMINELEVE!

Ardian Balla06/04/2020 14:28

Nje kryeminister qe I pergjigjet emigrateve qe te rrini ne hotele .ithemi ketij kryeminister qe mostizen byfha vent me ate karrike qe I ka besuar populli

Ardian Balla06/04/2020 14:27

Nje kryeminister qe I pergjigjet emigrateve qe te rrini ne hotele .ithemi ketij kryeminister qe mostizen byfha vent me ate karrike qe I ka besuar populli

Daj Jaku06/04/2020 14:25

Hajduti po mendon të ringjallë "turizmin" me karantinë të detyruar në hotele, me shpenzimet e tyre, madje edhe me taksa e tatime për të vazhduar mbushjen e arkës së edvinit, e cila deri më sot është mbushur kryesisht nga prurjet e këtyre "turistëve".

Shto koment

Denonco