Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?!

Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?!

13:34, 06/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e shtunë kryeministri, Edi Rama, i cili që kur ka nisur kriza e koronavirusit në vendin tonë ka zgjedhur të bëjë vetëm rolin e xhandarit, deklaroi se që nga kjo e hënë për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat e shtetrrethimit, përveç gjobave shumë të rënda, do të ketë edhe burg.

Ende nuk ka dalë një akt normativ për këtë kapërcim cilësor në shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të qytetarëve, por ajo që dihet është se masa të tilla të forta penale duhet që të shoqërohen edhe me të drejtën themelore të apelimit.

Askush nuk e garanton drejtësinë e arrestimeve që mund të kryhen nga policia dhe ushtria në këto kohë, përveç gjykatave nëpërmjet apelimit të masës së marrë nga një shtet, që po funksionon vetëm si policor-ushtarak.

Aplikimi i çdo mase administrative apo penale edhe në kohë të jashtëzakonshme është pazgjidhshmërisht i lidhur me të drejtën e panegociueshme edhe në kohë lufte reale, për t’u ankuar në gjykatë dhe për të pasur një proces gjyqësor të drejtë.

Askush nuk mund të garantojë se policia e qeverisë Rama, e cila ka treguar gjatë këtyre 7 viteve se funksionon edhe mbi ligjet, nuk do të kryejë arrestime selektive. Prandaj në çfarë do lloj situate që të ndodhet një vend, janë pikërisht gjykatat ato që vendosin për drejtësinë e këtyre masave administrative dhe penale, që ka paralajmëruar kryeministri.

Por jemi në një situatë kur gjykatat janë mbyllur dhe nuk funksionojnë, përveçse për raste të jashtëzakonshme penale në proces. E shumta që mund të bëjnë qindra qytetarë, të cilët për arsye të ndryshme mund të arrestohen nga policia është, që të regjistrojnë ankesën nëpër sportelet e gjykatave dhe të presin në qeli deri sa ato të hapen.

Nëse realizohet ideja-kërcënim e Edi Ramës, për t'i dhënë të drejtë policisë që të burgosë këdo që mund të dalë nga shtëpia `pa arsye`, ose se nuk ka mundur që të marrë leje 1- orëshe në portalet e tij, të cilët më së shumti nuk funksionojnë, apo rezultojnë të bllokuar dhe kjo nuk merr vulën e drejtësisë në gjykatë, atëherë kemi të bëjmë edhe `de fakto`, me instalimin e një shteti policor-ushtarak në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/04/2020 15:23

DIKTATURE KOMUNISTO-MAFIOZE! SHTET HAJDUT, I KORRUPTUAR, KRIMINAL, I NDYRE, QELBESIRE, IMORAL!

Shqiptari06/04/2020 15:20

A KANE SHTET SHQIPTARET???!!!! A KANE QEVERI SHQIPTARET???!!!! KRIMINELI NUK KA FYTYRE TJETER! QEVERIA E KOSOVES I BERI TESTIN PER COVID-19 CDO TE KTHYERI NGA JASHTE DHE I IZOLOI PER 14 DITE NE GODINAT E QYTETIT STUDENTI! NUK I LA RRUGEVE, JASHTE NE SHI, NE BORE E NE TE FTOHTE! PSE DUHET TE RRIJNE JASHTE NJEREZIT NE KUFI? ATA DUHET TE TESTOHEN DHE TE TRANSPORTOHEN OSE NE SHTEPITE E TYRE NESE DALIN NEGATIV OSE DIKU TE KARANTINOHEN NESE DALIN POZITIV! KJO SHFAQJE E TURPSHME, KJO SJELLJE E SHPIFUR TREGON FYTYREN E VERTETE TE SATRAPIT TE SURRELIT. KY ESHTE FYTYRA ME E SHPIFUR, ME E URRYER DHE ME E PESHTIRE QE KA KRIJUAR PERENDIA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET PAS ENVER HOXHES DHE FATOS NANOS QE E SOLLI PLEHREN NGA GJIRIZET E PARIST! KRYEMINISTER I BABEZISE EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE! KRYEMINISTRI I FATKEQESISE KOMBETARE! KY DJALL MEZI PO I PRISTE KETO FATKEQESITE NATYRORE LOKALE DHE GLOBALE! PASKA QENE I BEKUAR NGA DJAJTE! SAPO ISHTE DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI DJAJTE I DERGUAN PER NDIHME TERMETIN!!!! SHPETOI SATRAPI I SURRELIT! E TERHOQI VEMENDJEN DREJT FATKEQESISE DHE FATKEQEVE QE EDHE SOT DHE KESAJ DITE JANE NE QIELL TE HAPUR, PA ASNJE NDIHME NGA QEVERIA E DJALLIT DHE NE MESHIRE TE FATIT! SAPO ISHTE PERSERI DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI, DJAJTE I DERGUAN COVID-19, POR KETE RADHE ISHTE PANDEMI NE SHKALLE GLOBALE! KJO E HOQI PERFUNDIMISHT VEMENDJEN NGA SKANDALET E VENDIT! TANI DJALLI PO HIQET SI HEROI DHE SHPETIMTARI I KOMBIT DHE I EVROPES ME MASAT E IZOLIMIT DHE BLLOKIMIT DRASTIK TOTAL TE JETES SE VENDIT, TE EKONOMISE DHE POLITIKES! KY DJALL ESHTE ME I RREZIKSHEM SE COVID-19!!! POR NUK KA PER TE SHPETUAR DOT! KJO SITUATE DO KALOJE DHE KY BASHKE ME BANDEN RILINDJA DO TE MBYLLEN PERJETESISHT NE BURG PER ZULLUMET NDAJ POPULLIT! DO KETE SPEKTAKEL TE MADH KUR EDVIN MAFIA DO TE BJERE NGA PUSHTETI! KY ESHTE KRIM KUNDER NJEREZIMIT! BANDA E HAJDUTEVE QE VJEDH EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE!!! POR KY DJALL NUK ESHTE KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE, KY ESHTE KRYEMINISTRI I BANDAVE HAJDUTE DHE I KRIMINELEVE!

kadri hasbiu06/04/2020 15:00

mos e rruni k..... fare o popull se sa te kemi edvin zhulsin e gjeneral leshin dhe koronen e mundin kta halabak

Askushi06/04/2020 13:42

Nuk e keni kuptuar akoma qe HORRI Rama tashme eshte i plotefuqishem. Shteti dhe gjitheshka jane te tijat. Ai eshte shteti, ai eshte gjykatesi, ai eshte prokurori,ai eshte polici, ai eshte doktorri, ai eshte inxhinjeri, ai eshte Babi yne, ai eshte perbindeshi.

Shto koment

Denonco