Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Basha: Pa testim masiv, pasojat do jenë shumë të rënda

Basha: Pa testim masiv, pasojat do jenë shumë të rënda

12:49, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj kreut të qeverisë, Edi Rama. Ky i fundit tha se për testimet vendosin ekspertët e Komitetit Teknik.

Por Basha thotë se pa testim masiv, pasojat do jenë shumë të rënda.

“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij,” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari06/04/2020 14:28

Shume tolerant z. Basha. Jo keshtu, derri do plumbin

Shto koment

Denonco