Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ Avokati: 6 pyetje për qeverinë

Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ Avokati: 6 pyetje për qeverinë

23:25, 05/04/2020
A+ Aa A-

Situata e paprencedentë që po ndodh prej tre ditësh tashmë në kufirin greko-shqiptar, ku dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk lejohen të futen në vendlindjen e tyre, ka sjellë shumë reagime të ashpra.

Me pretendimin se, e gjithë kjo bëhet për të penguar përhapjen e Koronavirusit, qytetarët po qëndrojnë ditë-natë në qiell të hapur dhe pa ushqime.

Reagimi i rradhës vjen nga avokati Adriatik Lapaj.

Përmes një video-postimi në Facebook, Lapaj rëndit të gjitha shkeljet e qeverisë në këtë rast.

Postimi i plotë:

Tani pa dashur të rendis 1 çarçaf me konventa të shkelura e t'u lodh kokën kam vetëm nja dy pyetje:

1. Nuk mundet shteti jonë t'i marrë shtetasit e vetë nga rruga dhe t'i akomodojë në një karantinë për të parë a janë sëmurë?

2. E zëmë se janë sëmurë, kush duhet t'i mjekojë këta shtetas që mbajnë pashaportën e Republikës së Shqipërisë? Greku apo Japonezi? Janë te dera e shtëpisë...

3. Po si mund të sillesh me kaq papërgjegjshmëri? Po më mirë ti marrësh dhe kontrollosh apo të kalojnë kufirin ilegalisht dhe mos e dish kush vjen me virus e ku e shpërndan?

4. A mund t'i thuash bashkëpronarit mos u fut në shtëpi? A e dinë këta që çdo shtetas i kësaj Republike është edhe bashkëpronar i saj?

5. Ata policat aty nuk e marin virusin?

6. Po Avokat Populli a ka ky vend a jo?

Në fund imagjinoni që këta të ishin shtetas grekë dhe qeveria greke t'i linte si fakir në kufi. Mendoni çfarë i ndodhte qeverisë në Athinë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptar 06/04/2020 08:45

Po keni shum te drejt por ne nuk kemi shtet dhe sdo kemi kurr sa te jet edi

Shto koment

Denonco