Ditë Më Të Mira/ Hashtagu që 'lidh' Mbretëreshën e Anglisë me Shqipërinë

Ditë Më Të Mira/ Hashtagu që 'lidh' Mbretëreshën e Anglisë me Shqipërinë

22:35, 05/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter fjalimin e Mbretëreshës së Anglisë, Elisabeth II, e cila teksa bota po lufton me koronavirusin, mbajti një prej fjalimeve të saj më emocionuese.

Në një fjalim nga kështjella ‘Windsor’, monarkja 93-vjeçare u bëri thirrje britanikëve të bashkohen për të luftuar kundër koronavirusit.

“Nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do ta tejkalojmë këtë. Ditë më të mira do të vijnë, do të jemi bashkë me miqtë tanë, do të jemi bashkë me familjet tona, do të takohemi sërish,” tha ajo në një fjalim prekës që do të hyjë në histori.

Por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se hashtagu #Ditëmëtëmira që përdori monarkja britanike, lideri i opozitës në Shqipëri e ka përdorur prej disa javësh.

Postimi në Twitter i Bashës:

Image

Pjesë nga fjalimi i Mbretëresh Elisabeth:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco