Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Situata me shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë/ Basha: Braktisja e tyre e papranueshme, kriminale

Situata me shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë/ Basha: Braktisja e tyre e papranueshme, kriminale

21:34, 05/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratiker, Lulzim Basha reagon sërish lidhur me situatën në kufirin greko-shqiptar.

Sipas liderit të selisë blu, është e pafalshme dhe kriminale braktistja e qytetarëve shqiptarë, mbi të gjitha në këto ditë të vështira.

"Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë. 

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale", shprehet Basha.

Në shenjë proteste për ndalimin që bëhet ndaj tyre për të hyrë në vendin tonë, emigrantët vendosën pasditen e sotme moslejimin e kalimit për kamionët.

Sipas burimeve, 3 persona janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë, 5 emigrantë janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Bëhet fjalë për tre gra dhe dy të moshuar, të cilët kanë patur luhatje tensioni nga qëndrimi dyditor në tokë neutrale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/04/2020 21:45

KRIMINELET VETEM AKTE KRIMINALE DINE TE BEJNE! KRIMINELI NUK KA FYTYRE TJETER! QEVERIA E KOSOVES I BERI TESTIN PER COVID-19 CDO TE KTHYERI NGA JASHTE DHE I IZOLOI PER 14 DITE NE GODINAT E QYTETIT STUDENTI! NUK I LA RRUGEVE, JASHTE NE SHI, NE BORE E NE TE FTOHTE! ATA DUHET TE TESTOHEN DHE TE TRANSPORTOHEN OSE NE SHTEPITE E TYRE NESE DALIN NEGATIV OSE DIKU TE KARANTINOHEN NESE DALIN POZITIV! KJO SHFAQJE E TURPSHME, KJO SJELLJE E SHPIFUR TREGON FYTYREN E VERTETE TE SATRAPIT TE SURRELIT. KY ESHTE FYTYRA ME E SHPIFUR, ME E URRYER DHE ME E PESHTIRE QE KA KRIJUAR PERENDIA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET PAS ENVER HOXHES DHE FATOS NANOS QE E SOLLI PLEHREN NGA GJIRIZET E PARIST! KRYEMINISTER I BABEZISE EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE! KRYEMINISTRI I FATKEQESISE KOMBETARE! KY DJALL MEZI PO I PRISTE KETO FATKEQESITE NATYRORE LOKALE DHE GLOBALE! PASKA QENE I BEKUAR NGA DJAJTE! SAPO ISHTE DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI DJAJTE I DERGUAN PER NDIHME TERMETIN!!!! SHPETOI SATRAPI I SURRELIT! E TERHOQI VEMENDJEN DREJT FATKEQESISE DHE FATKEQEVE QE EDHE SOT DHE KESAJ DITE JANE NE QIELL TE HAPUR, PA ASNJE NDIHME NGA QEVERIA E DJALLIT DHE NE MESHIRE TE FATIT! SAPO ISHTE PERSERI DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI, DJAJTE I DERGUAN COVID-19, POR KETE RADHE ISHTE PANDEMI NE SHKALLE GLOBALE! KJO E HOQI PERFUNDIMISHT VEMENDJEN NGA SKANDALET E VENDIT! TANI DJALLI PO HIQET SI HEROI DHE SHPETIMTARI I KOMBIT DHE I EVROPES ME MASAT E IZOLIMIT DHE BLLOKIMIT DRASTIK TOTAL TE JETES SE VENDIT, TE EKONOMISE DHE POLITIKES! KY DJALL ESHTE ME I RREZIKSHEM SE COVID-19!!! POR NUK KA PER TE SHPETUAR DOT! KJO SITUATE DO KALOJE DHE KY BASHKE ME BANDEN RILINDJA DO TE MBYLLEN PERJETESISHT NE BURG PER ZULLUMET NDAJ POPULLIT! KY ESHTE KRIM KUNDER NJEREZIMIT! BANDA E HAJDUTEVE QE VJEDH EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE!!! POR KY DJALL NUK ESHTE KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE, KY ESHTE KRYEMINISTRI I BANDAVE HAJDUTE DHE I KRIMINELEVE!

Shto koment

Denonco