'Eksperiment i paprecedent humanitar dhe ligjor! Shqiptarë që trajtohen si robër lufte nga qeveria e tyre'

'Eksperiment i paprecedent humanitar dhe ligjor! Shqiptarë që trajtohen si robër lufte nga qeveria e tyre'

16:37, 05/04/2020
A+ Aa A-

Nga Arben Kashahu *

Eksperiment i paprecedent humanitar dhe ligjor! Shqiptarë që trajtohen si robër lufte nga qeveria e tyre!

Një eksperiment të rëndë humanitar dhe ligjor po kryen me Shqiptarët e bllokuar jashtë traut të kufirit, qeveria e Shqipërisë. Kushtet cnjerëzore të qytetarëve tanë në kufi, të mbushin me revoltë njerëzore, kombëtare e ligjore. Pamjet e qytetarëve tanë të bllokuar në pikën kufitare të kapshticës, të lënë në kushte primitive, janë prova e sjelljes anti-njerëzore dhe anti-ligjore e qeverisë ndaj qytetarëve të saj.

Është eksperiment i rëndë humanitar, bllokimi i kufijve për shtetasit tanë nga qeveria duke I ekspozuar ato ndaj përballimit të kushteve të vështira ambjentale në një kohë shumë të gjatë, dhe rrezikuar jetën nga paushqyerja, të ftohtët, pa ndihmë mjekësore, si të ishin robër lufte. Edhe ndaj këtyre të fundit do të duhej të tregohej më shumë humanizëm sipas këndit tim.

Është një eksperiment i rëndë ligjor, sepse e drejta për t’u kthyer në vendin e tyre “The Right of Return” është e saksionuar në një numër të madh konventash ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë. Kujtoj këtu nenin 13 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR); nenin 12, pika 4 te Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Politike dhe Civile (ICCPR); nenin 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës; nenin 5 pika d, të Konventës për Eleminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit; dhe nenin 20 të Rregullores së Hagës.

Rasti i qytetarëve tanë të lejuar të kalojnë nga shtetet fqinje dhe të bllokuar nga qeveria e tyre është një nga precedentët që e drejta ndërkombëtare do të trajtojë e fiksojë në listën e shkeljeve brutale të kësaj të drejte nga një shtet si Shqipëria. Theksoj se nuk po flasim këtu për mos-organizim misionesh ri-atdhësimi nga ana e qeverisë, por për t’i lejuar të drejtën Shqiptarëve të cilët kanë mbërritur në kufi me mundësitë e tyre, të hyjnë në tokën e tyre. Ky mohim, kondiderohet nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare si krim!

* Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Buli 05/04/2020 18:06

Ky eshte kafshe me fytyre ose me mire turi gomari,zot I madh na e hiq prej syve se kur shohim kete orangutang nuk na ze gjumi naten

Shqiptari05/04/2020 17:54

KRIMINELI NUK KA FYTYRE TJETER! KJO SHFAQJE E SHPIFUR TREGON FYTYREN E VERTETE TE SATRAPIT TE SURRELIT. KY ESHTE FYTYRA ME E SHPIFUR, ME E URRYER DHE ME E PESHTIRE QE KA KRIJUAR PERENDIA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET PAS ENVER HOXHES DHE FATOS NANOS QE E SOLLI PLEHREN NGA GJIRIZET E PARIST! KRYEMINISTER I BABEZISE EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE! KRYEMINISTRI I FATKEQESISE KOMBETARE! KY DJALL MEZI PO I PRISTE KETO FATKEQESITE NATYRORE LOKALE DHE GLOBALE! PASKA QENE I BEKUAR NGA DJAJTE! SAPO ISHTE DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI DJAJTE I DERGUAN PER NDIHME TERMETIN!!!! SHPETOI SATRAPI I SURRELIT! E TERHOQI VEMENDJEN DREJT FATKEQESISE DHE FATKEQEVE QE EDHE SOT DHE KESAJ DITE JANE NE QIELL TE HAPUR, PA ASNJE NDIHME NGA QEVERIA E DJALLIT DHE NE MESHIRE TE FATIT! SAPO ISHTE PERSERI DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI, DJAJTE I DERGUAN COVID-19, POR KETE RADHE ISHTE PANDEMI NE SHKALLE GLOBALE! KJO E HOQI PERFUNDIMISHT VEMENDJEN NGA SKANDALET E VENDIT! TANI DJALLI PO HIQET SI HEROI DHE SHPETIMTARI I KOMBIT DHE I EVROPES ME MASAT E IZOLIMIT DHE BLLOKIMIT DRASTIK TOTAL TE JETES SE VENDIT, TE EKONOMISE DHE POLITIKES! KY DJALL ESHTE ME I RREZIKSHEM SE COVID-19!!! POR NUK KA PER TE SHPETUAR DOT! KJO SITUATE DO KALOJE DHE KY BASHKE ME BANDEN RILINDJA DO TE MBYLLEN PERJETESISHT NE BURG PER ZULLUMET NDAJ POPULLIT! KY ESHTE KRIM KUNDER NJEREZIMIT! BANDA E HAJDUTEVE QE VJEDH EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE!!!

Askushi05/04/2020 17:17

Jemi ne duart e nje krye horri perbindesh.

Shto koment

Denonco