FOTOLAJM/ Kujt i duhet kjo shfaqje e shtrenjtë dhe autokratike?

FOTOLAJM/ Kujt i duhet kjo shfaqje e shtrenjtë dhe autokratike?

15:01, 05/04/2020
A+ Aa A-

Më shumë se gjysma e botës është izoluar për shkak të koronavirusit. Pamjet që vijnë nga kryeqytetet më të mëdha në botë janë thuajse të njëjta: rrugë bosh si asnjëherë në këto 100 vite.

Por në rrugët e Shqipërisë mund të shohësh edhe një pamje të tillë: një karvan ushtrie sikur të jetë një luftë e vërtetë.

Fotot nga e gjithë bota i shohin të gjithë shqiptarët. Po askund nuk ka një gjë të tillë, një shfaqje e shëmtuar autokratike.

Përse duhen ekspozuar armët në publik? Përse duhen shpenzuar mijëra e mijëra litra karburant për këtë shfaqje?

Qytetarët kudo janë izoluar se kanë frikë për vete dhe shëndetin e të afërmve të tyre.

Sigurisht ka edhe ndonjë vend tjetër autokratik ku sheh të tilla pamje, por kudo tjetër ushtria është angazhuar në veprime humanitare. Kurse këtu po luan një lojë luftash të turpshme dhe skandaloze.

Një zyrtar i lartë britanik u bëri thirrje forcave të rendit që të bëjnë kujdes maksimal në sjelljen e tyre, pasi historia do flasë për dekada mbi këtë që po ndodh dhe mënyrën se si u reagua prej tyre.

Kur të flasim në të ardhmen për atë që ndodhi në Shqipëri, do na dalin të tilla pamje para syve dhe do turpërohemi. Akoma më shumë se tani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

no koment06/04/2020 13:25

te nxjerri policine del e tepron! ushtria e armatosur ne rruge eshte shkalla e funit e presionit psikologjik qe mund ti bohet nji populli. zoja xhaçka te vije turp ne rradhe te par! se dyti a mund te me shpjegosh ne c fare rasti dhe kunder kujt i duhet ushtarit shqiptar ne rruget e tiranes te perdore armen?

Tanku06/04/2020 13:18

More po ky shefi i shtabit te pergjithshem si e ka lejuar te dalin ne rruge tanke e autoblinda ?Je ushtarak more shef,mos prano urdhera qe te diskretitojne ty dhe gjithe ushtaraket.Futini mjetet ne kapanone,jepi fund kesaj marrezie.Forcat e ushtrise te cilat kane dale ne rruge per te ndihmuar policine mund te mbajne armatimin personal,por jo te dalin mjetet e blinduara.Shef jepemenjehere urdherin te futen brenda mjetet e blinduara.Nuk te shkarkon dot asnjeri po te japesh kete urdher.

no koment06/04/2020 13:10

shum turp

Noni06/04/2020 11:10

SHqiperin e morri peng Edi me horrat. I vu zjarr. SHQIPETAR mos rri po duku. SHQIPETAR.

Arberi 06/04/2020 03:02

Mos harxhoni naftë duke bo xhiro me blindat por lekët e naftës blejini ushqime fukarejve.

Gimi05/04/2020 18:57

Turp,turp,turp,cmenduri,lajthitje,komunizem,frike nga populli,mascarade, President, Opozite, Popull, Media, Profesore, Inteligjence, Mjeke, Njerez te thjeshte ou jeni, ou jeni strukur, c'behet keshtu Kundera kujt dalin tanket ne rruge??????????!!!!!!!!!!...."KATUNDARE E PUNETORE,QE NGA SHKODRA GJER NE VLORE, NGRIHUNI E BJERINI,TE SHFAROSET FARE E KEQE......

Llaqi 05/04/2020 18:55

Kujdes me keto demostrime force se nuk pyet shume populli per ushtri ka nje kufi vije te kuqe qe nuk duhet te kaloj ,se po u ngrit populli nuk ka vrime ku te futen .

Shqiptari05/04/2020 17:40

KJO SHFAQJE E SHPIFUR I DUHET VETEM SATRAPIT TE SURRELIT DHE ME TE SHPIFURIT E ME TE PESHTIRIT NJERI QE KA KRIJUAR PERENDIA LALI ERIT! KRYEMINISTER I BABEZISE EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE! KRYEMINISTRI I FATKEQESISE KOMBETARE! KY DJALL MEZI PO I PRISTE KETO FATKEQESITE NATYRORE LOKALE DHE GLOBALE! PASKA QENE I BEKUAR NGA DJAJTE! SAPO ISHTE DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI DJAJTE I DERGUAN PER NDIHME TERMETIN!!!! SHPETOI SATRAPI I SURRELIT! E TERHOQI VEMENDJEN DREJT FATKEQESISE DHE FATKEQEVE QE EDHE SOT DHE KESAJ DITE JANE NE QIELL TE HAPUR, PA ASNJE NDIHME NGA QEVERIA E DJALLIT DHE NE MESHIRE TE FATIT! SAPO ISHTE PERSERI DUKE U RREZUAR NGA PUSHTETI, DJAJTE I DERGUAN COVID-19, POR KETE RADHE ISHTE PANDEMI NE SHKALLE GLOBALE! KJO E HOQI PERFUNDIMISHT VEMENDJEN NGA SKANDALET E VENDIT! TANI DJALLI PO HIQET SI HEROI DHE SHPETIMTARI I KOMBIT DHE I EVROPES ME MASAT E IZOLIMIT DHE BLLOKIMIT DRASTIK TOTAL TE JETES SE VENDIT, TE EKONOMISE DHE POLITIKES! KY DJALL ESHTE ME I RREZIKSHEM SE COVID-19!!! POR NUK KA PER TE SHPETUAR DOT! KJO SITUATE DO KALOJE DHE KY BASHKE ME BANDEN RILINDJA DO TE MBYLLEN PERJETESISHT NE BURG PER ZULLUMET NDAJ POPULLIT! BANDA E HAJDUTEVE QE VJEDH EDHE NE KOHERAT E FATKEQESISE!!!

Koma05/04/2020 16:34

Ku eshte komandanti i pergjithshem i ushtrise.Pse nuk reagon Meta per keto shfaqje force te ushtrise ? Ceshte ky demostrim force , kunder kujt ? Kunder popullit ne karantine ? Ministrja me leke shume ,Xhacka ,duhet te pergjigjet perpara ligjit sa me shpejt te jete e mundur.Nuk jemi ne diktature qe te nxirren armet per te trdmbur popullin.Po Basha cfare veshtron , pse nuk vepron ? Shum turp.

I MENDURI i SURRELIT 05/04/2020 15:13

Sa të jetë në krye i Çmenduri i SURRELIT skemi parë asgjë akoma...

Shto koment

Denonco