Sot 11 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO!

Sot 11 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO!

22:46, 04/04/2020

Të dashur miq, sot është një ditë e madhe në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Si sot 11 vite më parë Shqipëria do pranohej anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e saj që u mbajt më dt 2-4 prill të vitit 2009 në Stasburd-Kiel.

Me këtë vendim historik Shqipëria hynte në aleancë politike dhe ushtarake me botën e lirë. Vendi që në historinë e tij të gjatë kishte njohur pushtime të shumta, të egra, të zgjatura e barbare, ndofta më shumë se çdo vend tjetër bëhej anëtar i aleancës ushtarake dhe politike më të pathyeshne të kohës të udhëhequr nga SHBA.
Në këtë kontekst anëtarësimi në NATO shënon dhe arritjen më të madhe të Shqipërisë pas pavarësisë saj.

Anëtarësimi i Shqipërisë, vendit ish komunist më të izoluar të Europës në NATO përbënte një nga odjektivat më madhor të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.
Me këtë rast dua të rikujtoj se Partia Demokratike do të ishte forca e parë politike në historinë e Europës ish komuniste që do kërkonte që javët e para të themelimit të saj anëtarësimin e vendit në NATO.

Pas fitores të zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992 qeveria e PD do të vendoste menjëherë kontaktet dhe ndër më të parat do firmoste nismën e Partneritetit për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në kuadrin e kësaj nisme do angazhohej në një bashkëpunim të gjithanshëm e të suksesshëm me NATO-n.

Me rikthimin në pushtet me votën e lirë të shqiptarëve në vitin 2005 qeveria e koalicionit të PD ndërmori me sukses të gjitha reformat e mëdha dhe jetike të planit të veprimit në rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për anëtarësimin e vendit dhe me mbështetjen e madhe e direkte të Presidentit Bush dhe qeverisë së SHBA, dhe si sot 11 vjet më parë, bëri realitet ëndrrën e madhe euroatllantike të dhjetorit 1990, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme të lirisë të të gjitha kohrave.

Por rruga e Shqipërise drejt NATO-s nuk ishte e sheshtë. Në vitet 1992-1996 Partia Socialiste kundërshtonte me rezoluta të paraqitura në parlament bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n. Ndërsa ne vitet 2005-2009 Edvin Kristaq Rama dhe albanofobë të tjerë bënë çdo perpjekje kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Pas dështimit në këto përpjekje donkishoteske antikombëtare, Edvin Kristaq Rama do të organizonte më dt 5 Prill të vitit 2009 mitingun me portrete të Enver Hoxhës për të protestuar ndaj kësaj arritje historike të kombit shqiptar.

Ky 11 vjetor më jep rastin që të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre qytetarëve, shqiptarë, zyrtarë, civilë, ushtarakë, drejtues, politikanë që me punën, mbështetjen e tyre bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Lirisë, aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të kohrave.
Një mirënjohje e pakufishme në këtë përvjetor le te shprehim të dashur miq ndaj vendeve anëtare në tërësi dhe SHBA, Presidetit George ë Bush në veçanti, që me mbeshtjetjen e tyre bënë të mundur arritjen më të madhe në fushën e sigurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por për ne shqiptarët NATO është Aleanca që nën udhëheqjen e SHBA çliroi Kosovën dhe shpëtoi nga barbaritë serbe qytetarët e saj. Ndaj dhe sot është një rast për të shprehur mirënjohjen tone të pakufishme ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, SHBA dhe vendeve anëtare për ndërhyrjen e tyre shpëtimtare në Kosovë.
Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N.05/04/2020 05:51

Ku është NATO?

Loran shehu04/04/2020 23:29

Mos ishte Sali Berisha sot do ishim ber vilajet i turqis ,presidenti Bush ja beri dhurat Berishes futjen ton ne Nato dhe le ta din te gjith kte gje prandaj meritat e Berishes jan te pa pershkrueshme

Shto koment

Denonco