Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

225 tendera në mes të pandemisë/ Spaho: Prioritet i Ramës klientët, jo shqiptarët

225 tendera në mes të pandemisë/ Spaho: Prioritet i Ramës klientët, jo shqiptarët

19:51, 04/04/2020
A+ Aa A-

Përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i PD, Edmond Spaho publikon shifrat që ka shpenzuar qeveria vetëm për tenderat e muajit mars.

Edhe pse në mes të pandemisë, kjo gjë nuk e ka ndaluar qeverinë, sipas Spahos, të shpenzojë plot 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime.

Sipas tij, vetëm në muajin mars janë kryer plot 225 tendera.

"Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klietëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët", shkruan Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco