Paloka, Ramës: Nuk është koha për gënjeshtra! Anullo koncesionet dhe ndihmo shqiptarët

Paloka, Ramës: Nuk është koha për gënjeshtra! Anullo koncesionet dhe ndihmo shqiptarët

18:56, 04/04/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë është ‘kapur’ në gënjeshtra.

Sipas Palokës, Rama premtoi në 17 mars shqiptarët se askush nuk do të ngelej pa rroga, ndërkohë që rreth 1 muaj nga kriza, qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lekë. Demokrati i bëri thirrje kreut të qeverisë që të anulojë koncesonet dhe ndihmojë shqiptarët.

"Edi Rama është kapur në gënjeshtër dhe nuk ka as kurajon më të vogël qytetare të kërkojë ndjesë. U premtoi shqiptarëve në 17 Mars 2020 se askush nuk do të ngelet pa marrë pagën e Marsit dhe mashtroi. Mijëra qytetarë nuk kanë arritur të marrin pagën e muajit Mars dhe janë sot në luftë me mbijetesë.

Edhe pse sot është data 4 Prill, rreth një muaj nga fillimi i krizës në Shqipëri, Qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lek. Ndërkohë që dalin e gënjejnë nëpër media çdo ditë, zero të vetëpunësuar kanë marrë pagesë, zero biznese kanë marrë mbështetje, zero familje në nevojë kanë marrë ndihmën ekonomike të premtuar dhe zero të papunë kanë marrë pagesën e premtuar.

Kjo nuk është kohë për gënjeshtra. Kjo nuk është kohë për propagandë. Vepro tani: Anullo koncesionet dhe ndihmo shqiptarët!", shkruan Paloka në reagimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/04/2020 19:05

MOS U FSHIHNI PAS COVID-19! HIJENAT MEZI PO E PRISNIN KETE KOHE KOLERE! HIJENAT USHQEHEN VETEM ME KERMA! HIJENAT MEZI PRESIN QE PRETE E TYRE TE NGRODHIN E TI HANE! NUK DO TI SHPETONI DOT NDESHKIMIT POPULLOR! DJALLIT TE SURRELIT I DUKET VETJA SI I DERGUARI I ZOTIT!!! BURGU PO TE PRET O KRIMINEL! BURGU PO TE PRET O LAL PLEHU! BURGU PO JU PRET O RILINDAS TE QELBUR! BURGU ESHTE TEMJANI I VETEM PER DJALLIN E SURRELIT! O ZOT! CFARE SHPIFESIRASH! KUR DO TE ZHDUKEN KETA FELLIQESIRA! POR FILMIN ME TE NDRYRE, ME TE SHPIFUR DHE ME QESHARAK E XHIRON KRYETARI I BASHKISE DUKE DREJTUAR VETE MAKINEN ME KARROCERI TE BASHKISE, SHOFERI SI KRYETAR, 3 KAMERA NE SEDILJEN E PASME DHE 2 KAMERAMANE DHE OPERATORE QE E PRISNIN TEK SHTEPIA E "POPULLIT". LALI PLEHU ME MASKE SI ARUSH CIRKU, ZBRET NGA MAKINA DHE I SHPERNDAN VETE QESET ME ATO PAK USHQIME, QE NUK E KALOJNE 500 LEKE. VETE KRYETARI, PASI I KA ZHVATUR MILIONA EURO, PASI I KA VARFERUAR, PASI I KA VRARE, TANI MERR KAMERAT ME VETE DHE SHKON NE "SHERBIM" TE POPULLIT!!!! A KA PROPAGANDE ME TE POSHTER!!!??? A KA PROPAGANDE DHE MASHTRIM ME TE NDYRE???!!!! KETO POSHTERSIRA I BEN VETEM LALI PLEHU DHE SATRAPI I SURRELIT!

Shto koment

Denonco