Basha thirrje qeverisë: Testimi, mënyra më e suksesshme për të shkëputur zinxhirin e transmetimit

Basha thirrje qeverisë: Testimi, mënyra më e suksesshme për të shkëputur zinxhirin e transmetimit

17:42, 04/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të shtojë numrin e testeve në vend.

Sipas liderit të opozitës, testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco