Mjeku i njohur i prekur nga COVID-19/ Meta apel qytetarëve: Me përgjegjshmëri u lehtësojmë më shumë punën

Mjeku i njohur i prekur nga COVID-19/ Meta apel qytetarëve: Me përgjegjshmëri u lehtësojmë më shumë punën

17:20, 04/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mes shumë mesazheve inkurajuese në adresë të mjekut, nuk mungon as ai i presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa i uron shërim të shpejtë Xhaxhos, kërkon nga të gjithë përgjegjshmëri maksimale.

Postimi i plotë i presidentit:

I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19.

Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara.

Ndaj të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco