'Krim! Me pacientë të intubuar, Infektivi qëndron 3 orë pa drita'

'Krim! Me pacientë të intubuar, Infektivi qëndron 3 orë pa drita'

16:45, 04/04/2020
A+ Aa A-

Spitali Infektiv në QSUT është kthyer në epiqendrën e vendit pas përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

Por edhe pse të gjithë janë sy e veshë nga ky pavion e me lutje për sa më pak viktima, sërish nuk mungojnë skandalet.

Sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, referuar denoncimit të një qytetari, mbrëmjen e djeshme, Infektivi, edhe pse ka pacientë të intubuar dhe në rrezik për jetën, nuk ka patur energji elektrike për 3 orë.

"Të sëmuret e intubuar mbetën mbrëmë tre orë pa drita. Krim! Akuzon Jotin e tenderave se nuk njoftoi njeri!", shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit.

"Mirmengjes Doktor Berisha. Ju informoj se ne mbremje tek Infektivi nuk ka patur drita rreth 2-3 ore dhe pacientet kane qene nderkohe te intubuar. Drejtori i pergjithshem i QSUT nuk ka njoftuar askend per kete ngjarje dhe ka shume rrezik te jene demtuar pajisjet spitalore. Ju lutem anonim se na heqin nga puna".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco