Manjani apel gazetarëve: Bojkotoni atë që thotë kryeministri, nuk është në terezi

Manjani apel gazetarëve: Bojkotoni atë që thotë kryeministri, nuk është në terezi

16:08, 04/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për Syri TV, ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani komentoi paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për burgosjen e qytetarëve që shkelin masat ndaluese, debatin e qirave dhe deri te propozimet e kreut të qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Sipas Manjanit, jemi në një moment të vështirë, por jo në një luftë siç shprehet edhe kryeministri Edi Rama.

"Karantinimin nuk e ka shpikur Edi Rama, nuk e ka shpikur as Shqipëria. Për sa kohë edhe shoqëritë e tjera u gjendën në një panik nga ky virus, rruga e vetme që mbeti ishte karantina. Cila është vlera e saj? Që njerëzit të mos dynden në dyert e spitalit, qoftë edhe për një temperaturë të lehtë dhe që spitalit ti ofrohet mundësia që të punojë i qetë dhe jo në kushtet e mbingarkesës. Falë ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë, mjekët shqiptarë po punojnë në kushte komode. Mendoni në një spital me 200 shtretër të ketë 1000 të sëmurë", tha Manjani.

Ish-ministri shtoi se, nuk duhen bërë krahasime masash me vendet e tjera pasi Italia bën 30 mijë teste në ditë, ndërsa ne deri tani kemi bërë vetëm 1500.

Sa i përket urdhërave që kryeministri Edi Rama lëshon nga Facebook-u i tij, Manjani dha këtë përgjigje:

"Zoti Rama nuk është i arsyeshëm në atë që thotë. E ka pnga paniku apo nga presioni, por nuk është konsistent. Institucionet e shtetit marrin vendime mbi ato që shkruan kryeministri në Facebook. Është e tepërt, do tju bëja thirrje edhe juve, dhe kolegëve tuaj, të mundohen ta bojkotojnë atë që thotë kryeministri se nuk është në terezi".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/04/2020 19:11

KRYEMINISTRI KA PJERDHUR ME KOHE! POR TE MOS PIRDHEMI NE TE GJITHE! AI EDHE VETE E DI QE KA MARRE FUND! NE BURG DO TE PERFUNDOJE AI DHE E GJITHE BANDA RILINDJA! MOS TE FSHIHNI KOT PAS COVID-19! KY ESHTE DESHTIM I RILINDJES! HIJENAT MEZI PO E PRISNIN KETE KOHE KOLERE! HIJENAT USHQEHEN VETEM ME KERMA! HIJENAT MEZI PRESIN QE PRETE E TYRE TE NGRODHIN E TI HANE! NUK DO TI SHPETONI DOT NDESHKIMIT POPULLOR! DJALLIT TE SURRELIT I DUKET VETJA SI I DERGUARI I ZOTIT!!! BURGU PO TE PRET O KRIMINEL! BURGU PO TE PRET O LAL PLEHU! BURGU PO JU PRET O RILINDAS TE QELBUR! BURGU ESHTE TEMJANI I VETEM PER DJALLIN E SURRELIT! O ZOT! CFARE SHPIFESIRASH! KUR DO TE ZHDUKEN KETA FELLIQESIRA! POR FILMIN ME TE NDRYRE, ME TE SHPIFUR DHE ME QESHARAK E XHIRON KRYETARI I BASHKISE DUKE DREJTUAR VETE MAKINEN ME KARROCERI TE BASHKISE, SHOFERI SI KRYETAR, 3 KAMERA NE SEDILJEN E PASME DHE 2 KAMERAMANE DHE OPERATORE QE E PRISNIN TEK SHTEPIA E "POPULLIT". LALI PLEHU ME MASKE SI ARUSH CIRKU, ZBRET NGA MAKINA DHE I SHPERNDAN VETE QESET ME ATO PAK USHQIME, QE NUK E KALOJNE 500 LEKE. VETE KRYETARI, PASI I KA ZHVATUR MILIONA EURO, PASI I KA VARFERUAR, PASI I KA VRARE, TANI MERR KAMERAT ME VETE DHE SHKON NE "SHERBIM" TE POPULLIT!!!! A KA PROPAGANDE ME TE POSHTER!!!??? A KA PROPAGANDE DHE MASHTRIM ME TE NDYRE???!!!! KETO POSHTERSIRA I BEN VETEM LALI PLEHU DHE SATRAPI I SURRELIT!

Shto koment

Denonco