Meta: Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, të mos krijojnë konflikte të reja

Meta: Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, të mos krijojnë konflikte të reja

13:57, 04/04/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19. Gjithashtu, Kreu i Shtetit i përcjell një mesazh dhe kryeministrit Edi Rama

Nga Ilir Meta

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.

Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi04/04/2020 15:53

Ne te njohim ty hajdut e grabites. E dime qe ti nuk ke menduar ndonje here per popullin, per vendim. Te njohim dhe njeri trim dhe i vendosur. Te ndodhur nen thundren e horrit Rama, te erdhem ne shesh ku ti na thirre. Gelltitem ato c’ka mendonim per ty, i pranuam ato si nje e keqe me e vogel nga horri Rama. Na doli virusi dhe gjerat ndryshuan. Ti sic duket e ke siguruar qe do te jesh president, dhe te shohim te heshtur. Nderkoh populli vuan nje nga momentet me te renda. Dhe ne kete vuajteje, ka mbi koke nje horre qe po i dhunon, traumatizon, po i vdes, nuk po i ndihmon per asgje, po e perdore kete situate per te perfituar si para dhe politikisht. Populli eshte i ngujuar, shumica vuajne per buken e gojes. Shume biznese po mbyllen. Rruget e vendit jane mbushur me tanke autoblinda, polici e ushtri. Egzistone nje fije shprese, merrini fatet e vendit ne fore, nderpriteni horrin Rama ne rrugen e tije te diktatorit. C’do dite qe kalone, eshte fuqizim i horrit rama dhe varferim i popullit tone. Beju ILIR , dil nga kostumi i presidentit. Horri Rama vetem me dhune munde ta rrezosh. Shqiperija ne piken me te zeze te saje. Hiqeni kollaren president.

Bsli04/04/2020 14:39

Rri edhe ca akoma, pastaj kujtohu.Rama po tall menderen me te gjithe ne.Mire na e ben.vet po e leme

Shqiptari04/04/2020 14:08

MOS U FSHIHNI PAS COVID-19! NUK DO TI SHPETONI DOT NDESHKIMIT POPULLOR! DJALLIT TE SURRELIT I DUKET VETJA SI I DERGUARI I ZOTIT!!! BURGU PO TE PRET O KRIMINEL! BURGU PO TE PRET O LAL PLEHU! BURGU PO JU PRET O RILINDAS TE QELBUR! BURGU ESHTE TEMJANI I VETEM PER DJALLIN E SURRELIT! O ZOT! CFARE SHPIFESIRASH! KUR DO TE ZHDUKEN KETA FELLIQESIRA! POR FILMIN ME TE NDRYRE, ME TE SHPIFUR DHE ME QESHARAK E XHIRON KRYETARI I BASHKISE DUKE DREJTUAR VETE MAKINEN ME KARROCERI TE BASHKISE, SHOFERI SI KRYETAR, 3 KAMERA NE SEDILJEN E PASME DHE 2 KAMERAMANE DHE OPERATORE QE E PRISNIN TEK SHTEPIA E "POPULLIT". LALI PLEHU ME MASKE SI ARUSH CIRKU, ZBRET NGA MAKINA DHE I SHPERNDAN VETE QESET ME ATO PAK USHQIME, QE NUK E KALOJNE 500 LEKE. VETE KRYETARI, PASI I KA ZHVATUR MILIONA EURO, PASI I KA VARFERUAR, PASI I KA VRARE, TANI MERR KAMERAT ME VETE DHE SHKON NE "SHERBIM" TE POPULLIT!!!! A KA PROPAGANDE ME TE POSHTER!!!??? A KA PROPAGANDE DHE MASHTRIM ME TE NDYRE???!!!! KETO POSHTERSIRA I BEN VETEM LALI PLEHU DHE SATRAPI I SURRELIT!

Shto koment

Denonco