Nga piku te lirimet, nga burgu te armët/ Mos lejoni që Rama ta kalojë fajin te ju

Nga piku te lirimet, nga burgu te armët/ Mos lejoni që Rama ta kalojë fajin te ju

13:34, 04/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot shqiptarët se nga e hëna i pret burgu nëse thyejnë rregullat e izolimit.

Reagimi i tij erdhi pasi sërish si çdo të shtunë, për shkak të fashave orare të vendosura nga Rama, shqiptarët vërshuan për furnizime që të zbatojnë izolimin prej 40 orësh të fundjavës.

Por retorika e Ramës gjatë kësaj jave ka ndryshuar kaq shumë, madje edhe brenda ditës.

Fillimisht e nisi duke u krenuar me kurbën e rasteve të konfirmuara në Shqipëri, edhe pse numri i testimeve është në nivelet më minimale në Europë dhe në botë.

Pastaj lejoi një zëdhënësen e tij në shëndetësi që të flasë për arritjen e pikut të koronavirusit në vend.

Pastaj kur rastet nisën të shtoheshin ndjeshëm, u kujdes që të dalin fotot dhe pamjet e ushtrisë me armë të rënda nëpër duar, në një shfaqje të shëmtuar dhe të frikshme në mes të Tiranës, a thua se po e vrasin virusin me mitroloz.

Pastaj doli e foli vetë për lehtësimin e lëvizjes, dhe njerëzit nisën të dalin më shumë me makina nëpër rrugë.

Në fund, të shtunën pasi kishte paralajmëruar se do ketë më shumë liri gjatë javës tjetër, premtoi burgun.

Deri këtu nuk ka asgjë të re: Edi Rama e sheh si një shfaqje edhe këtë situatë duhe po përpiqet që të bëjë propagandë me aq sa mundet.

E rrezikshme është përpjekja për të kaluar peshën e fajit dhe të përgjegjësisë për situatën te njerëzit e zakonshëm dhe jo te shteti dhe qeveria.

Kështu vepron secili autokrat, e kalon fajin te qytetarët.

Gjatë javës mori një vendim që për pak mund të ndizte një përplasje civile nëpër vend, kur tha se nuk duhen paguar qiratë.

Më pas gati sa nuk i akuzoi hapur shkodranët përmes një zëdhënëse në shëndetësi se janë fajtorë për përhapjen e virusit.

Me të gjithë këto deklarata dhe qëndrime, po e heq barrën e fajit mbi veten dhe po ua kalon qytetarëve. Ju jeni fajtorë që po lëvizni, ju jeni fajtorë që doni të ushqeheni, ju jeni fajtorë që virusi po përhapet, ju jeni fajtorë që sëmundja nuk po ndalet, ju jeni fajtorë se përse jemi në krizë, se përse nuk kemi lekë, se përse nuk kemi tamponë, se përse nuk kemi ventilatorë, se përse e kemi të shkatërruar shëndetësinë, se përse miliardat po shkojnë për miqtë e Ramës dhe thërrimet për qytetarët.

Prandaj mos e lejoni të kalojë barrën e fajit te ju. Askush nga shqiptarët nuk e meriton këtë fyerje. Nga askush, aq më pak nga një i rrjedhur që mendon se e ka dërguar Zoti për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dilian04/04/2020 14:36

Shume faj kane Meta me Bashen. Ata nuk kane kundeshtuar asnje mase kufizim lirie qe vendos nje neodiktator.Te gjitha jane antikushtetuese. Ai po liron kriminelet nga burgu dhe do te fusi brenda qytetaret e thjeshte.Basha ngrije zerin se te eshte mekur fare.Nuk udhezohet nje diktator qe te bej punen mire.

A04/04/2020 14:30

Të durojmë aq sa ta shohim të arsyeshme se reziku nga coronavirusi kaloi. Pastaj, nqs se ka liderë të vërtetë ky vend, duhet ta udhëheqin popullin në rrëzimin me çdo çmim, të edvinit. Nqs nuk munden edhe në këto momente ta bëjnë këtë, janë më të ligj se edvini e nuk meritojnë tu shkosh pas.

Shqiptari04/04/2020 13:51

DJALLIT TE SURRELIT I DUKET VETJA SI I DERGUARI I ZOTIT!!! BURGU PO TE PRET O KRIMINEL! BURGU ESHTE TEMJANI I VETEM PER DJALLIN E SURRELIT! O ZOT! CFARE SHPIFESIRASH! KUR DO TE ZHDUKEN KETA FELLIQESIRA! POR FILMIN ME TE NDRYRE, ME TE SHPIFUR DHE ME QESHARAK E XHIRON KRYETARI I BASHKISE DUKE DREJTUAR VETE MAKINEN ME KARROCERI TE BASHKISE, SHOFERI SI KRYETAR, 3 KAMERA NE SEDILJEN E PASME DHE 2 KAMERAMANE DHE OPERATORE QE E PRISNIN TEK SHTEPIA E "POPULLIT". LALI PLEHU ME MASKE SI ARUSH CIRKU, ZBRET NGA MAKINA DHE I SHPERNDAN VETE QESET ME ATO PAK USHQIME, QE NUK E KALOJNE 500 LEKE. VETE KRYETARI, PASI I KA ZHVATUR MILIONA EURO, PASI I KA VARFERUAR, PASI I KA VRARE, TANI MERR KAMERAT ME VETE DHE SHKON NE "SHERBIM" TE POPULLIT!!!! A KA PROPAGANDE ME TE POSHTER!!!??? A KA PROPAGANDE DHE MASHTRIM ME TE NDYRE???!!!! KETO POSHTERSIRA I BEN VETEM LALI PLEHU DHE SATRAPI I SURRELIT!

Askushi04/04/2020 13:50

Rama eshte nje e keqe shume me e madhe se virusi....rama eshte nje horre, tashme me fuqi te medha dhe pa snje opozit, pa popull te ngrefur...e friksheme...

Shto koment

Denonco