Prof. Roland Xhaxho me koronavirus, kolegët i urojnë shërim të shpejtë

Prof. Roland Xhaxho me koronavirus, kolegët i urojnë shërim të shpejtë

13:00, 04/04/2020
A+ Aa A-

Pas lajmit se prof. Roland Xhaho është infektuar me koronavirus, ka reaguar miku i tij mjek, politikani i njohur gjithashtu Tritan Shehu. Me anë të një mesazhi në Fb, Shehu shprehet:

I dashur Landi, të urojmë shërim të shpejtë!

Kolegu, miku i ngushtë, reanimatori i talentuar, novator i veçantë e pedagogu njerëzor Prof. Roland Xhaxho, është shtruar sot në Repartin Infektiv i prekur nga ky virus.

Mbasi ka qënë gjatë gjithë kësaj periudhe, person kryesor në përshtatjen e shërbimeve të Reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, siç duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkohshëm, megjithëse jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do të vazhdojë të japë kontributin e tij të çmuar me dijet, energjitë e optimizmin e përhershëm.

Shërim të shpejtë aty midis kolegësh!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco