Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shërimi i Krajës/ Basha: Lajm i gëzuar, qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH

Shërimi i Krajës/ Basha: Lajm i gëzuar, qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH

12:58, 04/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas lajmit se mjeku Dhimitër Kraja e fitoi betejën me koronavirusin. Basha shkruan se qeveria duhet të zbatojë kërkesën e OBSH për testimet

STATUSI I BASHES

Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. 

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve. 

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. 

Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco