Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Rama në delir: Më ka përzgjedhur Zoti, nuk e lëshoj Timonin edhe po të jem me respirator

Rama në delir: Më ka përzgjedhur Zoti, nuk e lëshoj Timonin edhe po të jem me respirator

12:53, 04/04/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë ndryshe, kjo falë edhe gazetarit Arian Çani, kryeministri Edi Rama mbrëmë në ‘Zonë e Lirë’ nxori hapur gjendjen e rëndë që e karakterizon: Delirin e madhështisë dhe të `profetit` mbi tokën e shqiptarëve.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit për natyrën egocentriste që po shfaq në këto kohë të koronavirusit dhe madje duke e quajtur veten ‘baba i shqiptarëve’, mos vallë mendon se është bir i Zotit, Rama konfirmoi se e beson vërtet këtë gjë.

Kësaj pyetje ai iu përgjigj duke cituar gjyshen e tij të cilës në mediat italiane pak ditë më parë i dedikoi edhe sakrificën e 30 bluzave të bardha që shkuan në Itali nga vendi ynë, por që gjithsesi do të paguhen me nga 3 mijë euro në muaj nga taksapaguesit shqiptarë.

Në këtë kontekst në videon e mëposhtme ai kujton fjalët e gjyshes së tij e cila paska thënë se, Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.

Pra Zoti paska zgjedhur Edi Ramën që të shpëtojë shqiptarët në këto kohë të rënda dhe këtë e mbështet edhe me prognozat horror që jep çdo ditë ku flet për mijëra të vdekur, nëse ai nuk do të bënte këtë që po bën.

Por kulmi i sëmundjes psikike u shfaq nga fundi i intervistës kur deklaroi, se edhe nëse përfundonte i sëmurë me koronavirus dhe i lidhur me tubat e respiratorit, ai sërish nuk do ta lëshonte Timonin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t04/04/2020 13:36

Do zoti e te merr korona sa me shpejt o skizofren i ndyre,se ajo do jete e vetmja dobi per shqiptaret nga kjo pandemi

Shqiptari04/04/2020 13:33

KY E KA TMERR BURGUN!!! VETEM BURGU ESHTE SI TEMJANI PER DJALLIN E SURRELIT! ZOTI NUK E PERZGJEDH KURRE DJALLIN!!!!! FATKEQESIA ME E MADHE ESHTE KUR DJALLI E QUAN VETEN I DERGUARI I ZOTIT! MOS KI MERAK TEK SHOKET E TU DO TE PERFUNDOSH!!! NUK TE SHPETON DOT AS ARJAN CANI DHE AS ARJAN CURRI, TE CILET TE BENE MBREME PA PIKEN E TURPIT, SHPETIMTARIN DHE BABANE E KOMBIT!!!! NUK TE BENE ASNJE PYETJE LIDHUR ME TENDERAT KORRUPTIVE TE 2 DITEVE TE FUNDIT!!! AS PER CHECK-UP QE KA MUAJ QE KA NDALUR, APO PER INCENERATORET E ARBEN AHMETAJT QE PO MARRIN QINDRA MILIONA EURO PA FILLUAR AKOMA PUNE!!! ETJ, ETJ. ETJ POSHTERSIRA!

Askushi04/04/2020 13:12

Po veri tubat nje here e pastaj shohim...vafsh ne ferr o i paudhe,o horre, o virus

Elvi 04/04/2020 13:08

O pall k... o idiot o tq grun se i nxorre robt nga trute .po ku ke tim9n ti mer tobq...po nxjerr nga burga ata qe bojn vrasje e do me fut ata qe dalin me ble buk

Shto koment

Denonco