Telebamirësia/ Shpërthimi i një pafytyrësie që po banalizohet

Telebamirësia/ Shpërthimi i një pafytyrësie që po banalizohet

12:31, 04/04/2020
A+ Aa A-

Sjellja e vjetër e atyre që ishin te ndrojtur për ta nxjerrë në pazar bamirësinë që u kishte lindur në zemër, pothuajse është varrosur bashkë me viktimat e koronavirusit. Duke filluar që me disa VIP-a që ndihmonin në fundjavë të varfërit, duke vazhduar me ata që i’u “gjendën” në fatkeqësi të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit, tani në kohën e pamdemisë, po shndërrohet në fenomen spektakli i bamirësisë.

Si gjithmonë sa herë në horizont shfaqet ndonjë fenomen karikatural, i pari që e çon në ekstrem atë është Erion Veliaj. Ai po na shfaqet përditë në ekrane dhe në mediat që i shërbejnë, me trasta në dorë, rrugëve me baltë të fshatrave, duke i shpënë ndihma familjeve të vobekta. I ka harruar mbjelljet e pemëve, pozat përkrah Noizit dhe Laert Vasilit dhe është përkushtuar telebamirësisë.

Kulmi i paturpësisë, siç bëri në Ndroq, i boton dhe emrat e atyre të ngratëve të cilëve u shpie nga një qese ushqime. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në familjet e Nazim Currit, Bardhyl Trimit dhe Muhamed Trimit në Ndroq,” njoftonte zyra e stërmadhe e propagandës së Bashkisë.

Pyetjet që dalin pas kësaj skene të përshtirë që e shohim përditë të xhiruar me një skenografi të re janë disa? Mirë që kanë vendosur t’i çojnë ndihmat të shoqëruar me kamera, po pse aktori i vetëm është Lali Eri? A ka nevojë ai t’i shpërndajë ato personalisht, apo e bën thjesht për t’u dukur? A nuk ka nënpunës të tjerë bashkia, pse ata nuk shfaqen kurrë në TV? Apo mos bëjnë vallë vetë dy qoka në ditë, sa për të në shpifur ekranet duke kujtuar se fitojnë pikë politike në kohë të kolerës?

Nuk ka diskutim që këto pamje që shohim janë një aksion i neveritshëm propagande. Një kopjim banal nga kryebashkiaku i saj që e bën në mënyrë më të sofistikuar dhe në nivel më të lartë Edi Rama.

Edhe kryeministri, me nismën e dërgimit të 30 mjekëve në Itali, pati të njëjtin qëllim, me një serial financiarisht më të kushtueshëm dhe për një publik më të gjerë në numër. Po të mos e kishte për qëllime propagandistike, por thjeshte për solidaritet ndihmën për Italinë, ai nuk do mbante para të 30-ëve një fjalim të panevojshëm në dy gjuhë. Ai nuk do të vishte në mënyrë të panevojshme me skafandra të bardha mjekët që në Rinas, ai nuk do kujdesej që të tregonte pagën e tyre 3 mijë euroshe, për të tërhequr vëmendjen se ata nuk ishin vullnetarë por mercenarë që po paguheshin për një operacion marketingu të ideuar prej tij.

Se sa fort ka dashur Edi Rama të ishte në qendër të vëmendjes në këtë ngjarje, e tregon edhe një fakt i thjeshtë.

E stisi që e stisi fallco, ai mund ta kishte organizuar edhe ndryshe. Duke ditur faktin që Italia kishte bërë thirrje për ndihmë nga mjekët dhe infermierët ai mund të kishte zgjedhur një regji tjetër. Mund ta kishte bërë sikur vetë 30 shqiptarët iu përgjigjën kësaj thirrjeje. Por jo, ai u kujdes deri në fund që kjo mos dukej si një solidaritet spontan i shqiptarëve të thjeshtë ndaj italianëve që vuanin, por si një bamirësi që ai po i bënte Kontes dhe Di Maios. Ai e kishte propozuar, ai e kishte ideuar dhe ai e kishte financuar. Thesht për të zënë ekranet dhe faqet e para të gazetave.

Ky pra është turpi i kësaj telebamirësie që po banalizohet aq shumë se po tenton të duket si normale. Dhe e keqja është se edhe ndonjë zë i pakët që tenton t’a denoncojë kryqëzohet në turën e druve të turmës së cilës kjo metodë i është bërë një normalitet./Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/04/2020 13:27

O ZOT! CFARE SHPIFESIRASH! KUR DO TE ZHDUKEN KETA FELLIQESIRA! POR FILMIN ME TE NDRYRE, ME TE SHPIFUR DHE ME QESHARAK E XHIRON KRYETARI I BASHKISE DUKE DREJTUAR VETE MAKINEN ME KARROCERI TE BASHKISE, SHOFERI SI KRYETAR, 3 KAMERA NE SEDILJEN E PASME DHE 2 KAMERAMANE DHE OPERATORE QE E PRISNIN TEK SHTEPIA E "POPULLIT". LALI PLEHU ME MASKE SI ARUSH CIRKU, ZBRET NGA MAKINA DHE I SHPERNDAN VETE QESET ME ATO PAK USHQIME, QE NUK E KALOJNE 500 LEKE. VETE KRYETARI, PASI I KA ZHVATUR MILIONA EURO, PASI I KA VARFERUAR, PASI I KA VRARE, TANI MERR KAMERAT ME VETE DHE SHKON NE "SHERBIM" TE POPULLIT!!!! A KA PROPAGANDE ME TE POSHTER!!!??? A KA PROPAGANDE DHE MASHTRIM ME TE NDYRE???!!!! KETO POSHTERSIRA I BEN VETEM LALI PLEHU DHE SATRAPI I SURRELIT!

Shto koment

Denonco