Basha: Ruajtja e Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat

Basha: Ruajtja e Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat

11:05, 04/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon shkrimin e organizatës prestigjioze “Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, të cilat e listojnë Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur. Basha shkruan në “Facebook” se: “Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”.

Mesazhi i Bashës

Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Faleminderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtar. #mbroteatrin #ditemetemira

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco