Çupi: Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë

Çupi: Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë

09:55, 04/04/2020
A+ Aa A-

“Në vend të sjelljes antikushtetuese dhe armiqësore me pronarët, Rama duhet të veprojë të paktën një herë në jetë si kryeministër i përgjegjshëm.Shtyrja e qerasë nuk ndihmon asnjërën palë. Kështu gjykon Dhurata Çupo, politikania e PD, në një deklaratë publikuar sot në Fb. Sipas znj. Çupi,  Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë.

Në mesazhin e saj në Fb, Çupi ka renditur shumë vendime të Ramës ndaj pronës, që ajo i cilëson si armiqësore:

“Sjellja e Edi Ramës me pronën ka qenë gjithmonë armiqësore. Vendimi për mospagimin e qirave është një prej tyre. Po rendis vetëm aktet e tij si kryeministër, prej 2013-ës.

1. Shfuqizoi ligjin për pronat dhe miratoi një ligj grabitës për pronarët. Pas 7 vitesh, askush , askush nuk ka përfituar asnjë m2 pronë.

2. Miratoi një VKM që parashikon shembjet e banesave dhe ndërtimeve edhe në pronat private, qofshin edhe me leje. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, por Rama e shpërfilli vendimin. Shembi ndërtime me leje dhe cenoi të drejtën e kompensimit të mijëra qytetarëve .

3. Shpronësoi pronat dhe banesat e qytetarëve pa respektuar asnjë procedurë ligjore, në favor të klientëve të vet dhe aferave personale.

4. Krijoi të ashtuquajturën Korporatë të Investimeve, që shtetëzon pronën private dhe publike për ndërtimin e fshatrave turistikë nga klientët e tij.

5. Miratoi taksën e pronës në masë dispropocionale. Sot shqiptarët paguajnë taksën më të lartë mbi pronën në rajon.

Në vend të sjelljes antikushtetuese dhe armiqësore me pronarët, Rama duhet të veprojë të paktën një herë në jetë si kryeministër i përgjegjshëm. Shtyrja e qerasë nuk ndihmon asnjërën palë. Ai vetëm sa rrit borxhin e qiramarrësve. Edi Rama duhet të subvencionojë qiratë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Spiro04/04/2020 14:12

Rama eshte komunist ne Gen ! Te vendosesh me ligj qe qerate te mos u jepen QERADHENESVE ben te njejten gje qe beri enver diktatori me baoret e Tiranes . Solli kolonet e tij pra jo intelektuale dhe as qera as demshperblim per qytetaret Tiranas . EDVINI TE LESHOJ NJE PJESE TE SHTEPISE (SURREL) PER ATA QE SKANE TE PAGUAJNE QERANE . Ne te gjithe boten qerate paguhen dhe shteti SUBVECIONON! Shteti nuk mund te administroj pronat e privatit ! NUK ESHTE LUFTE ! Shteti ben plane ,organizon ,ndihmon dhe paguan . LEKET QE KA ARKETUAR ME TAKSA ! Ska me me propagante! Kush eshte ne veshtiresi TE NDIHMOHET NGA SHTETI jo NGA TE VETEQUAJTUR RILINDAS TE SOCKOMUNIZMIT .

Shto koment

Denonco