Ka 6 muaj që e ka vendosur/ Rama përdor virusin për të publikuar vendimin kriminal

Ka 6 muaj që e ka vendosur/ Rama përdor virusin për të publikuar vendimin kriminal

23:03, 03/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”,  kreu i qeverisë u shpreh se po studiohet mundësia për të legalizuar kanabis mjekësor në vend.

“Atë hashashin me leje po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit”, u shpreh Rama.

Por sipas asaj që mëson Syri.net, faza e studimit ka përfunduar dhe tashmë kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë të paktën 6 muaj që po merren me ligjin.

"Nuk po e studion. E ka përfunduar. Ka të paktën 6 muaj që po merret me ligjin. Planifikon centralizimin e licensave nga 3 deri në 5 maksimumi, të cillët do t'ua japë njerëzve të tij të afërt, direkt ose të fshehur pas kompanive të huaja", tha për Syri.net një burim i besueshëm pranë qeverisë.

Siç duket, kryeministri Rama po përdor frikën dhe hamullinë që ka shkaktuar COVID-19 te shqiptarët për të realizuar projektet e tij të errëta, të cilat i shet si studime nëpër studio televizive, por në fakt ka muaj që i ka përfunduar. /Syri.net
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Stela04/04/2020 00:26

Le ta legalizoje, nuk eshte ndonje gje e madhe. Une e piva Canabis oil , nuk mund te them qe me beri mire se nuk ndjej ndonje ndryshim, vetem qe me vrau nga paret, nje shishe e vogel 48$

Shto koment

Denonco