Në mes të pandemisë Rama jep lajmin e ri: Po studiojmë mundësinë e legalizimit të kanabisit

Në mes të pandemisë Rama jep lajmin e ri: Po studiojmë mundësinë e legalizimit të kanabisit

22:34, 03/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin "Zonë e Lirë", kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën me Koronavirusin dhe masat e marra, dha edhe një lajm të ri.

Sipas tij, Shqipëria po shikon mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në Europë ka shumë vende që e kanë legalizuar prodhimin e kanabisit për arsye mjekësore. Sa i përket shteteve në rajon, Maqedonia e Veriut është i pari që ka marrë një masë të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni05/04/2020 16:53

Legalizimi i droges i ka mbetur shqipetareve per tu droguar e per te ndjere e shijuar " lumturine" e varferise dhe mizerjes ne te cilen jetojme, vecanerisht sot ne kohen e covid19.

Arberi03/04/2020 23:15

Ky ka që në 2013 që e ka legalizuar për ato gangot që mban rreth vetes. Unë i them te mbjelli Opium se ky bën pjesë tek drogërat e rënda tani, ishalla bën përplasje me DEA Amerikane dhe aty do ta kuptoj se cfarë i ka bërë vetes duke u tallur me 20 miljon shqiptar

L03/04/2020 23:03

Le te filloi mbjellja. Perpara Teoekena!

Daj Jaku03/04/2020 22:38

Shpikja e rradhës për me mbajt pushtetin dhe ekonominë.

Shto koment

Denonco