Vasili, Ramës: Na trego 50 mijë testet në ditë të Gjermanisë, jo varret e Iranit

Vasili, Ramës: Na trego 50 mijë testet në ditë të Gjermanisë, jo varret e Iranit

19:24, 03/04/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kthehet edhe një herë videos së postuar ditën e sotme të kryeministrit Edi Rama ku tregohej se si Irani po përballej me një numër të madh vdekjesh si pasojë e Koronavirusit. 

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Vasili i bën thirrje Ramës të marrë shembull Gjermaninë dhe jo shtetin aziatik.

"Karnavali i fandaksur me mjekër të bardhë i qeverisë, që ka rrëmbyer sot më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991, kërkon të vendosë pushtetin e Ajatollahëve në vend të pushtetit të Merkelit. Ndaj tregon arkivolët e Iranit dhe nuk tregon 50 mijë testimet në ditë të Gjermanisë", shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

S'duhet te humbim kurrsesi optimizmin dhe shpresen

Karnavali i fandaksur me mjeker te bardhe i qeverise, qe ka rrembyer sot me shume pushtet se Ramiz Alia ne vitin 1991, kerkon te vendose pushtetin e Ajatollaheve ne vend te pushtetit te Merkelit.

Ndaj tregon arkivolet e Iranit dhe nuk tregon 50 mije testimet ne dite te Gjermanise.

Ky shqiptaret i tradhetoi ne diten me te veshtire dhe askush nuk ja harron kurre sepse nuk kurseu as shendetin e tyre per karrigen e tij.

Tani as FB Twiter Istagram dhe ERTV nuk ja shlyejne dot kete tradheti dhe sa me shume te shkruaje e te flase aq me shume do thellohet ne faj.

Nuk do te sakrikohen as Shqiperia as shqiptaret per te.

Me shprese dhe optimizem do t'ja dalim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco