Lajthit Rama/ Ushtria amerikane është zero, si e jona!

Lajthit Rama/ Ushtria amerikane është zero, si e jona!

18:54, 03/04/2020
A+ Aa A-

I ftuar rreth një javë më parë në "Real Story" në News 24, kryeministri Edi Rama iu përcolli një mesazh të fortë qytetarëve shqiptare, duke i kërkuar të harronin jetën që bënin para se të mbërrinte Koronavirusi.

Kreu i qeverisë iu drejtua shqiptare, duke iu thënë se duhet të kuptojnë sa më parë që janë në luftë, ku ju duhet të rrinë edhe pa ngrënë.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje, por që nuk tërhoqi vëmendjen e duhur, ishte krahasimi që i bëri ushtrisë sonë me atë amerikane, më e madhja në planet.

"Gjithë ajo shkencë, gjithë ato triliona për bomba e për të shkuar në mars nuk vlejnë. Ushtria amerikane sot ka të njëjtën vlerë si ushtria shqiptare, dmth zero. Pra, jemi në një situatë absurde, ku nuk do na thotë kush ‘ja ku është rruga’. Do humbim njerëzi, s’diskutohet, por do të humbim shumë më pak, nëse në luftë do të shkonim duke kënduar napoleonin. Do të kemi plagë, por jo sa, nëse do të shkonim të gjithë si cjapi te kasapi. Do duhet të ecim hap pas hapi dhe thirrja për njerëzit është ‘harrojeni, harrojeni jetën që bënit më përpara. Kjo nuk është jetë, por mbijetesë. Fokusohuni te lufta, që t’ia dalim. Njerëzit në luftë rrinë edhe pa ngrënë një e dy ditë dhe e ruajnë atë që kanë për ditën e tretë", do të shprehej Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 05/04/2020 21:31

I di Trump-i se cfare thote k/ministri i nje shteti me 2.7 milione banore se cfare thote per ushtrine me te fuqishme ne Toke?

shkurt201403/04/2020 19:52

Jepni ilacet,mose ja nderprisni ktije idioti,ky a e din ca flet apo ka kaluar ne boten imagjinare.

Knga e gjinkalls apo shih mushkat ?03/04/2020 19:15

Nuk habitet më kush me marrëtitë e Ramës se ika të përditëshme. Por kam qeshur sot me një marrëzi servilosje të gazetës Sot. Duke hapur faqen e saj në internet, shoh se gjysmën e "lajmeve" e ka me portretin e Ramës e çfarë thotë Rama. Poshtë sejclit "lajm" shihja edhe titullin kurioz : "Përgjigje "epike" e Ramës ndaj një qytetari që e kritikon ate si një të pa aftë. E plikova më së fundi këtë titull, e pasi lexova për kritikat e qytetarit, që i bëjnë me mijra qytetarë në rrjetet sociale, përgjigja "epike" e Ramës , na paskej qenë "shih mushkat" ????????

t03/04/2020 19:00

O sokol palla,po ti mer pervers pse nuk ndihesh kur flet ky pallosh si me qene kasandra

Shto koment

Denonco