Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Arrestimi në Itali/ Bylykbashi, Ramës: Ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit?

Arrestimi në Itali/ Bylykbashi, Ramës: Ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit?

16:47, 03/04/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i rikthehet edhe një herë arrestimit të kryeministrit Edi Rama në Itali.

"Edi Rama ende nuk është përgjigjur: ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit?", shkruan ai.

Në reagimin e tij në Facebook, Bylykbashi i kujton kreut të qeverisë se, e ka detyrim ligjor të sqarojë ngjarjen në fjalë.

"Edi Rama ende nuk është përgjigjur: ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit?

Kryeministri ose gënjen për propagandë ose thjesht ka të njëjtin problem me ligjin e Dekriminalizimit si ai grupi i deputetëve të partisë së tij që u larguan nga ligji.

Edi Rama duhet të sqarojë shumë thjesht nëse vërtetë është arrestuar nga policia italiane apo ka gënjyer. Ky sqarim është detyrim ligjor pavarësisht pandemisë. Pjesën tjetër për të nxjerrë të vërtetën dhe vendimmarrjen e kanë detyrë dhe përgjegjësi ligjore institucionet e Dekriminalizimit, duke filluar nga Prokuroria që duhet të jetë e paanshme në zbatimin e ligjit", shkruan Bylykbashi në reagimin e tij.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste për një të përditshme italiane, kryeministri Edi Rama deklaroi se është arrestuar në qytetin e Bologna-s.

"Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti", rrëfeu Rama.

Në Ligjin për Dekriminalizimin parashikohet që pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota si dhe refuzimi i depozitimit të gjurmëve daktiloskopike, sjell më pas skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm nga funksionet publike.

Por kryeministri Edi Rama, në formularin e dorëzuar në KQZ, i është përgjigjur me Jo nëse ka qenë ndonjëherë i arrestuar.../A.R,Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/04/2020 17:00

KUR DO TE ZHDUKEN KETA HALETE E NDYRA! KUR DO TE PASTROHET SHQIPERIA NGA KERMAT! KETA RILINDASIT JANE ME KEQ SE COVID-19! RILINDAS = HAJDUT = KRIMINEL = PERVERS = IMORAL = I KORRUPTUAR = MASHTRUES = GENJESHTARE TE PASKRUPULL = NJEREZ TE PAFYTYRE E TE PACIPE = INTRIGANT = MASKARA = INJORANT = IDIOT = I PAAFTE = I DROGUAR = LLAPAQEN = HARBUT = PAPAGALL = HIPOKRIT = RRACE MUTI = ARROGANT INJORANT!!!

Shto koment

Denonco