Shqipëria humbi shumë kohë/ Ish-ministri: Kemi shumë për të bërë, por jo me propagandë

Shqipëria humbi shumë kohë/ Ish-ministri: Kemi shumë për të bërë, por jo me propagandë

16:20, 03/04/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në një shënim në profilin e tij në facebook thekson se Shqipëria ka humbur shumë kohë në përgatitjen kundër koronavirusit, por ka ende shumë për të bërë nëse lë mënjanë fjalët dhe propagandën. 

'Edhe sot ka shumë për të bërë!!
Duke ju rikujtuar emisionin Opinion të datë 27 Janar, dëshiroj të them se Shqipëria humbi shumë kohë për t'u përgatitur ndaj epidemisë, qofte kjo në kapacitetet testuese, mbrojtëse ndaj personelit, instruksionit të tij, mobilizimit të kujdesit parësor, klinikave në të gjithë territorin, terapive intensive si baza e luftimit të komplikacioneve, kapaciteteve laboratorike etj etj.

Në atë diskutim mediatik të asaj mbrëmje theksova domosdoshmërinë e masave pregatitore, veçanërisht në sektorin mjekues.

Megjithëse që atëherë kemi ecur shumë ngadalë e pa qartësi, theksoj se dhe sot ka shumë e shumë për të bërë akoma, askush nuk mund të parashikojë zhvillimet e nesërme, pra të pregatitemi për më të keqen, siç po bëjnë vendet e zhvilluara kudo, por jo me fjale e propagande si neve.

Vetëm kështu mund të përballojmë çdo skenar të mundshëm.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco