Basha: Mungesa e testimit masiv ndëshkon të gjithë sakrificën e shqiptarëve

Basha: Mungesa e testimit masiv ndëshkon të gjithë sakrificën e shqiptarëve

14:31, 03/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për Ora News ka folur për propozimet e partisë së tij për përballimin e krizes së koronavirusit.

“Thelbi i propozimit tonë është që buxheti i shtetit urgjentisht të ndërpriste çdolloj aktiviteti tjetër, çdo lloj shpenzimi tjetër dhe të gjitha fondet të shkonin në tre drejtime jetike. E para, jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha”.

“Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë”.

“Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arrijmë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv”, u shpreh kreu demokrat Basha.

“Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve”.

“Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër”.

“Së dyti, gjithë personeli i Forcave të Rendit, i Forcave të Armatosura, i gjithë personeli i shërbimit administrativ që është në kontakt me njerëzit, të githë ata punonjës të sipërmarrjes private që janë në kontakt me njenëse janë të infektuar,  të kenë mundësinë të dinë një orë e më parë nëse janë të prekur, nëse janë të rrezikuar nga koronavirusi”.

Pyetje: Çfarë do të sillte sipas jush testimi në masë i qytetarëve shqiptarë?

Basha: Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të ndërprerë zinxhirin të infektimit. Pra, nëse ne qëndrojmë në shtëpi, është gjysma e punës. Në qoftë se të infektuarit nuk izolohen edhe brenda familjes, apo në ato raste kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen, atëherë kjo sakrificë shkon dëm.

Ndërprerja e zinxhirit të infektimit si parakusht për të ngaladalësuar përhapjen e mëtejshem dhe agresive të virusit kërkon testim masiv dhe pa diskutim kjo kërkon që testimi të jetë prioritet, siç është në Maqedoni ku siç e thashë, ndonëse ka filluar me vonesë, më vonë se Shqipëria, ka më shumë se dyfishin e numrin e të testuarve. Shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Shkodër. Është një këmbanë alarmi ajo që ka ndodhur dje në Shkodër.

Pyetje: Kjo që po thoni është shqetësim real apo keni ju të dhëna të tjera edhe nga rrethet për një tjetër numër të prekurish nga COVID-19?

Lulzim Basha: Pyetja është fare e thjeshtë për çdo shqiptar. Në qoftë se ne nuk testojmë në mënyrë realiste, si mund ta dimë që kjo është përmasa reale? Edhe vetë mjekët po thonë që kjo është maja e ajsbergut. Dhe merrni shembullin e djeshëm në Shkodër: 15 të testuar, 12 të infektuar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Shqiëpria është shumë vonë me testimin.

Pyetje:  Pse ngurron qeveria sipas jush për të kryer testimin e plotë dhe në masë?

Basha: Nuk dua të hyj në arsyet pse ngurron qeveria, sot nuk kam kohë të merrem me analizat e sjelljes, e veprimeve apo mosveprimeve të qeverisë. Detyra kryesore e opozitës dhe e imja si kreu i saj sot është të bëjë presionin maksimal publik që qeveria të hedhë hapat që duhet të hedhë. Prandaj, thirrja ime sot është të braktisë menjëherë politikën e testimeve të ulëta dhe të adoptojë testimin masiv, i cili tani kudo edhe në rajon, në Europë duket që është përqasja që ndihmon më shumë në frenimin e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

servet03/04/2020 18:48

Eshte thene me qindra here qe per ç'do gje duhet te flasin specialistet kurse tek ne flasin vetem Rama,Basha dhe Veliaj.

Shqiptari03/04/2020 17:01

KUR DO TE ZHDUKEN KETA HALETE E NDYRA! KUR DO TE PASTROHET SHQIPERIA NGA KERMAT! KETA RILINDASIT JANE ME KEQ SE COVID-19! RILINDAS = HAJDUT = KRIMINEL = PERVERS = IMORAL = I KORRUPTUAR = MASHTRUES = GENJESHTARE TE PASKRUPULL = NJEREZ TE PAFYTYRE E TE PACIPE = INTRIGANT = MASKARA = INJORANT = IDIOT = I PAAFTE = I DROGUAR = LLAPAQEN = HARBUT = PAPAGALL = HIPOKRIT = RRACE MUTI = ARROGANT INJORANT!!!

Shto koment

Denonco