Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Edi Rama, lëre Iranin’, Vasili: Mos gënje, shiko Gjermaninë dhe bëj testime

‘Edi Rama, lëre Iranin’, Vasili: Mos gënje, shiko Gjermaninë dhe bëj testime

14:05, 03/04/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit nga ana e kreut të qeverisë të një videoje me pasojat e tmerrshme të koronavirusit në Iran. “Edi pa testim çdo fjalë e jotja është thjesht gënjeshtër, është të flasësh kodra mbas bregut, është antishkencë”.

“Boll bëre xherahun”, shkruan Vasili në një potim në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Edi Rama lëre Iranin.

Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime.

Mos vazhdo t'i gënjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkencë, por bëj testime.

Rruga që Organizata Botërore e Shendetësisë kërkon është bëj testime.

Edi fute në kokë, Testim do të thotë:

-Të vesh diagnozën për qytetarët e prekur

-Të mbrosh qytetarët e tjerë nga prekja.

-Të marrësh masa të verteta dhe me vlerë për kufizimin e infeksionit

-Të parashikosh kapacitet e spitaleve për të sëmurët rëndë.

-Të parashikosh ecurinë dhe mundësinë e daljes nga pandemia.

-Të kufizosh demin shendetësor dhe atë ekonomik.

Edi pa testim çdo fjalë e jotja është thjesht genjeshter, është të flasësh kodra mbas bregut, është antishkencë.

Boll bëre xherahun.

Edi ti flet për pandeminë si parashikues horoskopi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fred Tironsi03/04/2020 20:12

Zotëri Vasili, nuk dua të komentoj Shkrimin tënd mbasi nuk jetoj aty dhe natyrisht nun jam në Dieni 100% të Situatës, por do kisha Dëshirë të dij: ka Shqipëria Ministër Shëndetësie? Nëse po, si quhet dhe ku është fshehur? Ai dhe vetëm ai duhet ta sqarojë Popullin në këtë Situatë, sepse është i diplomuar në Mjekësi. Edi Rama me sa Njohuri kam unë është për Ligjet dhe mbarëvajtjen e Vëndit, por mesa duket Ministrat e tij si *Pali Miska, Pilo Peristeri, Lenka Çuko etj.* flejnë dhe nuk janë të zotët të bëjnë asgjë, prandaj Edi Rama e shfrytëzon Situatën në favorin e tij. Nuk do të bëje edhe ti kështu po të ishe në Vëndin e tij? Faleminderit për leximin. Fred Berlinezi

Daj Jaku03/04/2020 14:43

Ky Edvin *ari po përpiqet ti ngjajë Stalinit. (i mungojnë musteqet). Bëri pakt paqe mos sulmimi me Hitlerin dhe ja futi gjumit, deklaroi se në BRSS nuk do ketë luftë. Hitleri e shkeli paktin brenda pak kohe (të gjithë diktatorët e kanë kujtesën e shkurtër, kurrë nuk i mbajnë premtimet). Sapo armiku kaloi kufirin Rus, Stalini u mbyll në BUNKER në shurrelin e Uralit, luftën e organizuan Malenkovi dhe Hrushovi, Kur Hitleri krisi bythën, Stalini doli dhe mori komandën/meritën. Stalini kishte organizatorë të mëdhej të shtetit e të ushtrisë, Malenkov, Hrushov, Zhukov.... Ndërsa Edvini ka 3 baxhella dhe një hajdut. Ogerta Olta Eliza dhe Arbeni, të gjithë me thes në shpinë.

Shqiptari03/04/2020 14:37

KU DI I PASHKOLLI KETO GJERA!???? TE VETMEN GJE QE DI TE BEJE ESHTE VETEM TE VJEDHE NE CDO KOHE, NE KOHE NORMALE DHE NE KOHERA KOLERASH DHE TERMETESH! KY ESHTE SI HIJENAT, USHQEHET ME CDO LLOJ KERME! KY DO TE BURGOSET PERJETE PER GRABITJE TE PASURIVE TE SHTETIT DHE PER KRIME KUNDER SHENDETIT TE POPULLIT ME KONCENSIONE! DO T'I MERRET CDO GJE, DO T'I SEKUESTROHET CDO PASURI E VJEDHUR ATIJ DHE TE GJITHE BANDES RILINDJA!!!!

Shto koment

Denonco