12 raste të reja me COVID-19/ Spahia: Kriminale neglizhenca për Shkodrën

12 raste të reja me COVID-19/ Spahia: Kriminale neglizhenca për Shkodrën

23:31, 02/04/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit në media lidhur me konfirmimin pozitivë me COVID-19 të 12 qytetarëve në Shkodër, vjen reagimi i ish deputetit demokrat për këtë qark, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia e quan kriminale neglizhencën për Shkodrën.

Sipas tij, është skandaloz testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit

Reagimi i plotë:

"NEGLIZHENCE KRIMINALE NE SHKODER

Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë!

Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit!

Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende.

Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!".

Me 12 rastet e mbrëmjes, qyteti i Shkodrës tashmë numëron 22 raste të infektuarish, ndërsa qarku 26. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli03/04/2020 09:58

E dëgjova "shahistin" matematikan Nazarko mbrëmë, që si shahist i ka vënë detyrë vetes të mbrojë vetëm "mbretin", të justifikojë këta 12 të verifikuar si të infektuar, se "mund të jenë nga vetëm një familje". ????? Një justifikim idiot. Nëse nga vetëm një familje paskan dalë 12 të infektuar,ky "matematikan shahist" , duke e ditur që në Itali shkdranët përbëjnë numur të madh emigracioni, i bie që nga çdo famile shkodrane të kemi më së paku 12 të infektuar me Covid. Atëhere pse në Shkodër numuri i testimeve është ndër më të ultat në Shqipëri ?

Shto koment

Denonco