Fevziu: Pse nuk anulloni koncesionet?, Rama: Pllaka e gramafonit që rrotullohet

Fevziu: Pse nuk anulloni koncesionet?, Rama: Pllaka e gramafonit që rrotullohet

22:02, 02/04/2020
A+ Aa A-

Këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa prej pyetjeve të cilat shqetësojnë publikun në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga Koronavirusi dhe kufizimeve që kanë ardhur më pas.

I vënë përballë pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, Rama tregoi se përse nuk anulohen PPP-të dhe koncesionet.  

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: A rrezikon në çojë në përplasje sociale, fizike… do nxjerrin pistoletat që si kanë dorëzuar akoma…

Edi Rama: Shqiptarët janë njerëz solidarë dhe mirëkuptojnë, një grusht nuk bën shumicën, mund të ketë një grusht njerëzish që mund ta presin në mënyrë të papëlqyer, prandaj ka dalë akti normativ dhe ta provojnë të kacafytën… Është kohë lufte dhe çdokush duhet të heqë diçka për dikë që është më keq.

Blendi Fevziu: Pse nuk bëni një sakrificë ju si qeveri të parët, të hiqni PPP?

Edi Rama: Nuk do t’i kthehem më koncesioneve sepse është pllaka e gramafonave që rrotullohet.

Blendi Fevziu: Sa para paguani për koncesionet?

Edi Rama: Nuk i kthehem më sot se e kemi sqaruar. Është një fajësi me tonalitet kriminal që i thotë popullit se kanë 120 milionë ua japin 10 vetave dhe nuk ua japin juve, ndërkohë që këto para nuk i marrim nga buxheti…. ne paguajmë që ato pincat për operacione që të jenë të sterilizuara…

Blendi Fevziu: Por mund të jenë dhe si maskat tuaja të skaduara…

Edi Rama: Fevzi e kuptoj që bën ndërmjetësin mes publikut dhe meje dhe sjell këtu dhe gjëra së si beson as vetë, por nuk ka vend të botës sot që nuk kanë nxjerr nga stoku të gjitha maskat e ashtuquajtura të skaduara për ti shpërndarë, janë maska për të bërë mbrojtjen bazike për personelin mjekësorë jo për personelin e infektivit…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco