Shqiptarët të bllokuar në kufi/ Meta: Pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë

Shqiptarët të bllokuar në kufi/ Meta: Pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë

20:20, 02/04/2020
A+ Aa A-

Prej dy ditësh mbyllja e kufirit me Greqinë ka shkaktuar probleme dhe amulli dhe dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët duan që të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nuk kanë marrë asnjë sqarim nga ana e autoriteteve.

Lidhur me këtë situatë, që shfaqet edhe në pikat kufitare me Malin e Zi, reagon presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, 

"Autoritetet shqiptare janë përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme".

Reagimi i plotë i presidentit të Republikës:

Jam duke ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë.

Autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme.

Në të mirë të të gjithëve, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë.

U bëj thirrje të gjithëve që, duke forcuar bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë, të tregojmë mirëkuptim e bashkëpunim, por veçanërisht solidaritet dhe përgjegjshmëri të lartë për të kapërcyer me sa më pak kosto këtë sfidë të jashtëzakonshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juljan02/04/2020 23:36

Oooooo Meta po na shiko dhe neve te tjereve qe jemi rrugeve te frances spanjes gjermanisht zvicres ...se nuk po gjejme me stacion treni per te fjet o te degjeneruar

Shto koment

Denonco