Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Bardhi, Ramës: Leri fjalët boshe në Facebook, anullo koncesionet dhe PPP-të

Bardhi, Ramës: Leri fjalët boshe në Facebook, anullo koncesionet dhe PPP-të

19:04, 02/04/2020
A+ Aa A-

"Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep".

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas numrit dy të selisë blu, kryeministri duhet të lerë fjalët boshe në Facebook dhe të nisë punën duke anulluar koncesionet dhe PPP-të.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.

2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.

3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco