2 Prilli/ Basha: Liria dhe demokracia nuk kanë çmim

2 Prilli/ Basha: Liria dhe demokracia nuk kanë çmim

15:58, 02/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar 2 Prillin e vitit 1991, kur mbetën të vrarë nga regjimi komunist në Shkodër 4 martirët e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku.

Basha shkruan se, 4 të rinjtë shkodranë u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë dhe sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim.

Postimi i kryetarit Basha

Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.

Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari02/04/2020 16:14

MUNGOJNE VETEM LULET E GRAMOZ RUCIT MBI VARRET E TYRE! ATA HERONJ TE DEMOKRACISE U VRANE KUR GRAMOZ RUCI MBRONTE DHE DHUME, ME DRUNJ DHE ME ARME ZJARRI DIKTATUREN ENVERISTE! SOT ATA JANE NE VARR NDERSA GRAMOZ RUCI ESHTE KRYETARI I PARLAMENTIT "DEMOKRATIK" PER TE CILIN GRAMOZI I VRAU!!!!!! KY ESHTE PARADOKSI SHQIPTAR NDER SHEKUJT QE KANE KALUAR E DO TE VIJNE!! TURP ME TE MADH NUK DO TE KETE NE BOTE!

Shto koment

Denonco