‘Pse kaq trim jam unë!’- (IRIQI bisedon me Ramën)

‘Pse kaq trim jam unë!’- (IRIQI bisedon me Ramën)

14:47, 02/04/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- Si është ky arrestimi yt në Bolonja?

Rama:- Më arrestoi një polic, por vetëm dy minuta.

Iriqi:- Dy minuta?

Rama:- Po. Pastaj ia futa vrapit. Duhej të vija në Tiranë atë ditë, mbërrita në Paris nga ankthi. Aty ndenja 8 vjet deri sa Nano më bëri ministër.

Iriqi:- Po pse u grinde me policin?

Rama-: Pashë një shtatzënë në aeroport. Më hipi gjaku në tru.

Iriqi:- Pse?

Rama:- Se më dukej sikur i mbarste im atë. Ndaj u çova dhe i bërtisja asaj gruas: “Fuori, fuori!” Për dreq u ndodh aty një polic, e sa m’u afrua, u lëshova në tokë si rrip pantallonash.

Iriqi:- Pse?

Rama:- Nga frika. Jam dhjaks i madh. Por sa më kapi polici ia mbatha. Kaq ishte.

Iriqi:- Po në gazetë është botuar se e ke pranuar vetë që je arrestuar?

Rama:- E kam thënë në mënyrë pyetëse. Mendon se më kanë arrestuar?- pyeta gazetarin. Kaq kam folur. Ku është problemi këtu?

Iriqi:- Por opozita do e ndjekë çështjen.

Rama:- Hahaha, me këtë drejtësi që krijova, edhe po vrava dikë do e nxjerrin që i vdekuri ia hoqi vetes.

Iriqi:- Pse thua që je frikacak, kur veç burg e gjoba nxjerr nga goja?

Rama:- Ashtu i jap zemër vetes. Ja, mua më goditi me levë një rom para shumë vitesh se i ngacmoja gruan dhe nuk e denoncova. I shkova Nanos me lule në spital se më shau nga nëna. U dhjeva fare.

Iriqi:- Çudi se dukesh trim. Në këto ditë pandemie nuk mban as maskë.

Rama:- Nuk mbaj se më zihet fryma. Jam me azëm. I dashuroj maskat, po s’kam ç’bëj.

Iriqi:- Do ndash ndonjë lekë këto ditë për hallexhinjtë?

Rama:- Ke dëgjuar që nuk pillet me shalë mbyllur?

Iriqi:- Ç’do me thënë?

Rama;- Që do premtoj, do premtoj dhe do u nxjerr para Niko Peleshin.

Iriqi:- Pse Nikon?

Rama:- Po se lesh do marrin të gjithë të dëmtuarit. Hahaha, ik Iriq se më ngjet si koronavirus e po më kall tmerrin. Ik...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco