Rama pranon se është arrestuar në Itali/ Bylykbashi: Duhet shkarkuar pasi nuk e ka deklaruar

Rama pranon se është arrestuar në Itali/ Bylykbashi: Duhet shkarkuar pasi nuk e ka deklaruar

10:49, 02/04/2020
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se është arrestuar në Bolonja të Italisë. "Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti," tha Rama pqr Corriere dello Sport.

Bylykbashi thotë se Rama nuk e ka deklaruar këtë arrestim dhe rrezikon shkarkimin sipas ligjit të dekriminalizimit. "Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie," thotë Bylykbashi.

STATUSI I BYLYKBASHIT

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t'ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri02/04/2020 20:47

Bobi paske qene bashke ne nje qeli me edvinin !

Bobi 02/04/2020 15:44

O Edo mos e rruj. Qente te lehin karvani te shkoj prepara..

Gogo02/04/2020 13:56

I paska çu 30 infirmierët n'Itali me rregullu biografinë.!!!

Emri02/04/2020 12:30

FORMULAR ! Nuk eshte plotesuar ! Perse Edvin ? Flitet per ligje Europiane!

Shto koment

Denonco