Qeveria e re e Kosovës: Thaçi konsultohet sot me Haradinajn, Rakiç dhe Limajn

Qeveria e re e Kosovës: Thaçi konsultohet sot me Haradinajn, Rakiç dhe Limajn

08:20, 02/04/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës ka takuar dje kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Kurti ka thënë se në takim me presidentin, i ka thënë se qeveria e re duhet të formohet vetëm pas zgjedhjeve. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ‘nuk është për zgjedhje në këtë kohë pandemie’. Veseli ka thënë se ‘nuk është për zgjedhje’ por se ‘PDK do të qëndrojë në opozitë’.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, sipas RTK,  presidenti Thaçi do t’i ketë këto takime, sipas axhendës së paralajmëruar për media:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. ora 10.00)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq (Zyra e Presidentit, ora 10.30)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj ora 11.00)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus (11:30)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco