A duhet që prokuroria të nisë hetimet për mashtrim nga Olsi Rama ndaj tatimeve

A duhet që prokuroria të nisë hetimet për mashtrim nga Olsi Rama ndaj tatimeve

22:46, 01/04/2020
A+ Aa A-

Edi Rama tha sot se klubet e futbollit nuk do të përfshihen në paketën ekonomike për të përballur këtë krizë.

Sipas tij, kjo vjen pasi klubet kryejnë evazion fiskal dhe mashtrojnë me deklarimet e tyre.

‘Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone’, tha sot Edi Rama duke iu përgjigjur kreut të FSHF-së Armand Duka.

E në këtë deklarim i Edi Ramës përfshihet edhe klubi i futbollit Partizani, që është pikërisht nën administrimin e vëllait të tij, Olsi Rama.

Olsi është drejtor i Përgjithshëm i Partizanit, që sipas Ramës, kryen evazion fiskal dhe fsheh të ardhura.

Pas këtij deklarimi të Edi Ramës, a duhet që prokuroria të nisë hetimet ndaj Olsi Ramës për mashtrim ndaj autoriteteve tatimore.

A duhet që edhe klubi i Partizanit ku drejtor është Olsi Rama, të vihet nën hetim për mashtrim dhe fshehje të ardhurash.

Nëse do të kishte një prokurori të pavarur në Shqipëri, sigurisht që po.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco