Situata/ Rama: Nga java tjetër nis lëvizja, por me pikatore

Situata/ Rama: Nga java tjetër nis lëvizja, por me pikatore

20:29, 01/04/2020
A+ Aa A-

‘Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh.

Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren’, tha Rama.

‘Lufta që na ka zënë derën nuk është as locale dhe as rajonale por lufta e tretë botërore. Të gjithë në Europë po shohin shtëpitë e tyre.

Taksiratet e vendeve më të mëdha janë më të mëdha se tonat, se ne jemi mësuar me pak, do dalim më të mirë dhe më të fortë në fund. Unë jam optimist se do sigurojmë edhe financime shtesë për të qënë më pak të shtrënguar edhe në periudhën pas përfundimit të paketës, që kohëzgjatja e madhe të mos na gjejë të papërgatitur.

Në luftë jetohet për ekzistencë, jeta jonë e familjarëve është më e rëndësishme. Asnjë shqiptar nuk do vdesë për bukë as në këtë luftë. Do jua kujtoj prapë se në këtë vend kur ishte shumë më i varfër se sot u vranë 28 mijë njerëz dhe askush nuk vdiq për bukë. Lufta është reale, edhe pse armiku është i padukshëm’,- tha Rama.

Rama tha gjithashtu se ‘mundësia e malit me viktima është reale’, ndërsa shtoi: ‘Jam këtu bashkë me të tjerët që t’ju mbrojmë dhe t’ju nxjerrim shëndoshë e mirë të gjithëve, durim, durim, durim dhe besim të patundur se Zoti i shqiptarëve është i madh’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

juventus02/04/2020 08:57

ky esht shum habitshem ,ne shohim ujkun...ky thot shiko gjurmet.shtet leshi si kriz si pa kriz njesoj me keta hajduta te qelbur nga koka .gjith bota esht pran popullit vet.ky kryeminister tall lesht ....thirri trurit mblidhu the ndimo popullin,se populli ju mban ne kemb .na ke neverit the TV nuk shikojm dot .2020 kujton akoma se propoganta esht zgjithje .jo jo mos u lodh nuk genjehet njeri vete se tregon Ai qe jeni,Kur nuk jeni tani afer Popullit kurr nuk do jeni .nuk vlen me humbur kohen e shikoj propoganten keni se arkat keni bosh .se kurr skeni menduar sa ka luft.the lufta fitohet me PARA JO ME BLLA BLLA

Shqiptari01/04/2020 21:11

O SHQIPTARE! A E MORET VESH? A E KUPTUAT SE ME CFARE KAFSHE KENI TE BENI? PASI MORI DHE NXORI VENDIME QE NA MASAKROI EKONOMIKISHT, TANI AS QE E RRRUAN FARE ME PER COVID-19!!! TANI T'JU RUAJE ZOTI, THOTE. NGA NJERA ANE NA THOTE: JEMI NE LUFTE ME NJE ARMIK TE PADUKSHEM, QE NUK DIHET SE NGA NA VJEN, TANI PO THOTE TE MARRIM VESH SE SA SHUME ESHTE SHTRIRE!!!! PER KAQ E KISHTE "SHTETRRETHIMIN"! TANI QE I DUHET TE KTHEJE MILIONAT QE KA MARRE NGA KONCENSIONET E HAJDUTERISE 7 VJECARE, NUK I KERCET SHUME PER POPULLIN. DILNI TANI NEPER RRUGE TANI!!!! SA E MADHE DO TE JETE PIKATORJA? PRISNI IDIOTIN SE CFARE DO TE SHPIKE TANI NGA BUNKERI I SURRELIT!!!

Shto koment

Denonco