1 prilli/ Belind Këlliçi ka një urim për Veliajn

1 prilli/ Belind Këlliçi ka një urim për Veliajn

15:51, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi i ka uruar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, 1 prillin.

Me një postim në Facebook, Këlliçi ka rënditur të gjitha premtimet e pambajtura të Veliajt.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Nga zemra i urojmë sot Erion Veliajt: Gëzuar Festën!

1 Prilli është dita jote më e shenjtë, është festa jote e preferuar, është dita në të cilën ti shkëlqen më shumë se kurrë. Faleminderit që mbajte premtimet e tua për:

0 ndërtime në Tiranë,

24 orë ujë të pijshëm,

pyllin orbital të Tiranës,

konviktet e rinovuara,

rrugët pa asnjë gropë,

transportin publik më të mirë menaxhuar,

mos rritjen e çmimit të biletave të transportit publik,

qytetin me ajrin më të pastër në Ballkan,

trafikun rrugor më të ulët në Ballkan,

uljen e taksave vendore dhe çmimit të ujit.

Sot është dita jote Erion. Gëzuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco