Ish-ministri: Qeveria të shpërndajë maska për qytetarët

Ish-ministri: Qeveria të shpërndajë maska për qytetarët

16:37, 01/04/2020
A+ Aa A-

Nga Edmond Panariti

Qeveria të sigurojë dhe të shpërndajë maska mbrojtese për qytetarët! Sa më parë!

Pozicionet e ngurta, burokratike se maskat janë për personelin shëndetsor dhe të sëmurët por jo për të tjerët, janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Janë edhe qesharake!

Burokratët e institucioneve (por jo shkenca dhe kërkimi) deklarojnë:

Nuk kemi prova se ato mbrojnë, prandaj rreziku nuk ekziston!

Pra sipas tyre, rreziku ekziston vetëm kur provohet!!!

Qesharake dhe e papranueshme!

Tani, kur infeksioni po merr dhenë, po thonë nuk jemi të sigurt!

Rruga e trete e infeksionit me aerosole grimcash nen 1 mikron të cilat qendrojne pezull per disa ore ne mjedise të mbyllura eshte e provuar.

Vendet Aziatike që u dogjën nga SARS, e kanë ditur këtë prej kohësh dhe i kanë perdorur dhe i perdorin per njerëzit e tyre.

Tani perëndimi po i thërret mendjes dhe shumë shtete po e bëjnë të detyrueshme pajisjen me maska mbrojtëse edhe per qytetaret gjatë blerjeve ne markete.. Gjermania e filloi.

Edhe ne sa më parë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco