Basha: Ahmetaj dhe Zoto të dorëzojnë kontratat 400 milionë euroshe të inceneratorëve

Basha: Ahmetaj dhe Zoto të dorëzojnë kontratat 400 milionë euroshe të inceneratorëve

15:39, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ministrit Ahmetaj lidhur me gropën financiare që do krijohet pas luftës ndaj koronavirus duke i përmendur kontratat e inceneratorëve.

Sipas Bashës ministri Ahmetaj ka kontribut personal në këtë gropë dhe duhet të dorëzojë ato kontrata që kapin vlerën e 400 milionë eurove së bashku me Klodian Zoton.

Që gropa financiare mos jetë aq e madhe sa tha Ahmetaj ditën e djeshme Basha i shpreh të lënë kontratat dhe të gjitha tenderat e panevojshme.

Më parë Basha ka kërkuar shkarkimin e Ahmetajt si ministër përgjegjës për situatën e koronavirusit pasi është në konflikt interesi për shkak të kontratave me inceneratorët në disa qytete të Shqipërisë.

 ”Diskriminimi dhe diferencimi është 10 fish më i rrezikshëm në ktë periudhë. Në këto kushte nuk është thjesht dëm është krim. Duke marrë shkas nga tenderi që në 35 mijë subjekte që e bëjnë këtë aktivitet përfundon në Maqedoni tek një kompani që shet kompjutera.

Të bëhen shembull që ata në këto kohë lufte abuzojnë me financiat e shqiptarëve dhe bukën e gojës së shqiptarëve.

Ministri Ahmetaj dhe Klodian Zoto duhet urgjentisht të dorëzojnë kontratat 400 milionë euroshe të inceneratorëve që gropa mos jetë kaq e madhe.

Me kompani offshore, as të Klodian Zotos as të atij që fshihet mbaj këtij .Arben Ahmetaj ka një kontribut personal që gropa mos jetë si ajo që kanë parashikuar me tenderat dhe PPP-të.”- tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco