Basha: I uroj Dr. Dhimitrit, shërim të shpejtë! Nderim sakrificave të mjekëve e infermierëve!

Basha: I uroj Dr. Dhimitrit, shërim të shpejtë! Nderim sakrificave të mjekëve e infermierëve!

11:21, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur sot konsideratat më të larta për prof. dr. Dhimitër Krajën, i cili u infektua nga koronavirusi, pak ditë pasi rinisi shërbimin vullnetarisht në Spitalin Infektiv, pas disa viteve larguar. Po ashtu, Basha, ka bërë thirrje për t'i nderuar sakrificat që po bëjnë në këto momente të gjithë mjekët e nderuar si ai dhe bluzat e bardha kudo, për shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Në vijim, mesazhi i plotë:

Nga Lulzim Basha.

"Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve.

Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari.

Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco